Ekspertët e OKB-së: Në Ukrainë janë kryer krime lufte

Autori: Gazeta inFokus
13:43 | 23 September 2022
Hulumtuesit e Kombeve të Bashkuara kanë ardhur në përfundimin se në Ukrainë janë kryer krime luftë gjatë luftës që është duke zhvilluar Rusia në këtë shtet.
Ata kanë përmendur bombardime të civilëve, ekzekutime të ndryshme, torturë dhe dhunë të tmerrshme seksuale.
“Bazuar në të dhënat e mbledhura nga Komisioni, është ardhur në përfundim se në Ukrainë janë kryer krime lufte”, ka thënë Erik Mose, udhëheqës i Komisionit për Hulumtime në Ukrainë.
Komisioni, i cili është krijuar në muajin maj për të hetuar krimet e luftës së Rusisë në Ukrainë, ka prezantuar të dhëna për shumë shkelje të kryera.
Mose ka thënë se ekspertët e Komisionit kanë pranuar dhe dokumentuar “supozime kredibile sa u përket disa rasteve të ekzekutimeve”.
Në gjetjet e panelit janë cituar dëshmi nga ish të ndaluarit e mbajtur në qendrat ruse, të cilët kanë përmendur rrahje, goditje elektrike dhe zhveshje të detyrueshme.
Paneli po ashtu ka shprehur shqetësime të mëdha për ekzekutimet e kryera në rajonet e Kievit, Çernihivit, Harkivit dhe Sumoit – në të cilat ka pasur prani të forcave ruse.
Mose ka theksuar se një numër i ushtarëve rusë është gjetur se kanë kryer krime në baza gjinore kundër njerëzve të moshave nga katër deri në 82 vjet.
“Ne jemi shokuar nga numri i madh i ekzekutimeve në zonat që kemi vizituar. Komisioni është duke hetuar këto vdekje në 16 qyteza dhe vendbanime”, ka thënë Mose.
Rusia mohon vazhdimisht se shënjestron infrastrukturën civile dhe zonat e banimit, duke akuzuar Ukrainën se është duke keqtrajtuar të burgosurit rusë të luftës.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka shpallur më 21 shtator mobilizim të pjesshëm të rezervistëve ushtarakë për luftën në Ukrainë.
Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka thënë në një intervistë televizive se do të mobilizohen 300.000 rezervistë me përvojë përkatëse ushtarake.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.
Vetë Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

Të tjera
-
“S’kam obligime ndaj askujt”- Çka deklaroi në media u.d. drejtori i QKUK’së pas shpërthimit të veturës private?
Sot i është shpërthyer vetura private e Ushtruesit të Detyrës së Drejtorit të...
-
Orav: Sivjet 7.7 milionë euro do të ndahen për 12 komuna me performancë të lartë
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, në konferencën dhe panelet e diskuti...
-
11 vjet burgim dhe 8 mijë euro gjobë ndaj dy ish-hetuesve të akuzuar për korrupsion
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj dy ish-polic...
-
Nga 5 maji kosovarët mund të udhëtojnë pa viza në Izrael – por jo pa aplikim në ETA-IL
Duke filluar nga data 5 maj 2025, kosovarët që mbajnë një pasaportë kombëtare...
-
Memli Krasniqi bën homazhe në Prekaz në nderim të Ilaz Kodrës
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka bërë homazhe në Prekaz në nderim të Ilaz...
-
Përparim Rama: Paradite na thonë se s’po punojmë në zonë të mbrojtur, pasdite dalin me polici për ndërprerjen e punimeve
Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore ka ndaluar edhe dje punimet në sheshin ...
-
Sindikalistët paralajmërojnë protestë më 1 maj, kërkojnë rritje të pagave
Përfaqësues të punëtorëve të sektorit publik në Kosovë kanë paralajmëruar pro...
-
I shp*ërtheu vetura në oborrin e spitalit, Osman Hajdari u.d drejtori i QKUK-së, ishte asmablist i LVV-së në Prizren
Osman Hajdari, ushtrues detyre i drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të...
-
Anulohet koncerti me këngëtarë serbë në Kosovë
Koncerti i planifikuar të mbahej nesër në Dragash, me këngëtarë serbë është a...
-
Shṗëṛthimi i veturës së U.D drejtorit të QKUK-së, policia jep detaje
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se ës...
-
Tre ditë pa asnjë gjurmë – vazhdon kërkimi për 54-vjeçaren nga Kaçaniku
Një 54-vjeçare është zhdukur të hënën e 28 prillit në fshatin Runjevë të Kaça...
-
Pal Lekaj deklarohet i pafajshëm për hedhje të gazit lotsjellës më 2015 në hollin e Kuvendit
Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj është d...