Fokus

Gazetari Dakaj thirrje që të kërkohet llogari nga deputetët: Derisa ata po tallen, ne po paguajmë rritjen enorme të çmimeve

Autori: Gazeta inFokus 10:37 | 30 April 2025

Gazetari Shkelzen Dakaj në hyrje të Podcastit ka bërë thirrje për qytetarët që të kërkojnë llogari ndaj deputetëve për bllokimin ku tashmë edhe pas 8 seancave nuk është arritur një marrëveshje që të konstituohet Kuvendi dhe ti lëshohet rruga formimit të institucioneve pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

“Për të tetën herë radhazi disa burra dhe gra, janë mbledhur në Kuvendin e Kosovës, për ti themeluar instutcionet e reja të dalura nga zgjedhjet, mirëpo pë dështojnë sepse kanë vendosur me kryenecësi me u barrikadu me inatet politike të parafushatës dhe pasfushatës me një emër dhe një kadidaturë e cila nuk po kalon, nuk po i ka votat me u zgjedh kryeparlamentari dhe me vazhdu me tutje sic e parasheh Kushtetua me formimin e qeverisë”, shprehet Dakaj.

Dakaj ka thënë se derisa deputetët në Kuvendin e Kosovës po tallen, qytetarët po vuajnë pasojat e rritjes së cmimeve duke filluar nga energjia elektrike e më pas të gjitha tjerat, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

“Derisa këta kanë zgjedh në këtë formë me u tall me jetët e qytetarëve na kemi me vazhdu me pagu cmimin e rrymës tashmë i rritur për 16.1%. Dhe të gjitha të tjera ku për çdo ditë po e shohim rritjen e cmimeve dhe po jemi dëshimtar e viktimë e tyre..” thekson Dakaj.

Ky është mesazhi i tij i plotë për qytetarët dhe deputetët:

Kujtojmë se edhe pas herës së gjashtë emri i Albulena Haxhiut i propozuar nga partia LVV që ka shumicën në Kuvend nuk ka arritur të sigurojë 61 vota në mënyrë që të zgjidhet bllokada.

Derisa LVV-ja nuk po pranon të ndërrojë emrin e propozuar opozita është e ndarë në dy mendje.

AAK-ja ka propozuar dy emra të cilët do ti votont, PDK-ja ka deklaruar se ka gjasa se do ta votonit nëse ndërrohet emri i propozuar derisa LDK-ja është shprehur e sigurtë që nuk voton as edhe një emër të propozuar nga LVV-ja./Gazeta Infokus

Podcasti i plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera