Lajme

Ekskluzive/ Vizita e Kurtit në SHBA kushtoi mbi 36 mijë €, qëndruan në suitën e hotel “Hilton”

Autori: Gazeta inFokus 17:13 | 28 June 2022

Vizita gati tri javore e kryeministrit Albin Kurti me bashkëpunëtorë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) i ka kushtuar buxhetit të Kosovës hiç më pak se 36 mijë e 722 euro, raporton portali Front Online.

Front Online, bazuar në Ligjin për Qasje në Dokumente Publike, i ka siguruar të gjitha shpenzimet që i ka bërë kabineti i Kurtit në vizitën e realizuar gjatë muajit të kaluar.

Vetëm kryeministri Kurti ka shpenzuar 9304 euro, prej të cilave 4853 për akomodim, 4279 euro për bileta avioni. I pari i Qeverisë nuk ka marrë mëditje.

-Advertisement-

Shefi i kabitetit të Kurtit, Luan Dalipi, ka shpenzuar gjithsej 9480 euro. Ky i fundit ka marrë 1617 euro mëditje dhe shpenzime tjera në akomodim dhe bileta.

Këshilltari tjetër i Kurtit, Tien Mu, ka shpenzuar 2921 euro, të gjitha janë për bileta aeroplane, raporton Front Online.

Arun Singh Chaudhary ka shpenzuar 2970 euro në bileta aeroplane.

Lulzon Jaggjiu ka shpenzuar 2631 euro.

Fotografi Patrik Domi ka shpenzuar 9413 euro, prej të cilave 1963 euro mëditje, 4324 akomodim, 3047 euro bileta aeroplane.

Nga shpenzimet e akomodimit shumica janë në hotel luksoz “Hilton”./Front Online/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera