Fokus

Ekskluzive| Si u zu në janar dhe u lirua brenda dite ish-komandanti i UÇK-së në Serbi

Autori: Halil Berisha 14:07 | 22 May 2020

Një ish-komandant i UÇK-së, muajin e parë të këtij viti, u arrestua nga autoritetet serbe në Serbi.

Kjo pasi i njëjti, kishte marrë rrugën për Slloveni, por vendosi të kaloj nga Serbia, shkruan gazeta inFokus.

Megjithatë, pasi ish-komandanti i UÇK-së u zu nga forcat serbe, ai thirri në telefon për ndihmë, Fatmir Shehollin, ish pjesëtar i Sigurimit Shtetëror gjatë fillimit të viteve të 90-ta,  e tash, drejtor i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike.

-Advertisement-

Sheholli, ka treguar detaje të këtij rasti për herë të parë në emisionin Kontra me Halil Berishën, ku ishte përballë Bedri Elezit nga Instituti Kosovar për Studime Ndërkombëtare.

“Në janar të këtij viti një komandant i një Zone Operative të UÇK-së niset me shku për Serbi e ndalet në Merdare…, bile ma shkruan më duket më kanë marr peng”, ka thënë Sheholli.

Ngjarjen e plotë se si ndodhi ky rast i padëgjuar deri tash, dhe se si u lirua brenda dite ish-komandanti i UÇK-së, mund ta dëgjoni sonte në ora 22:00 në emisionin Kotra me Halil Berishën në gazeta inFokus.

Kontra

Emisioni Kontra me Halil Berishën transmetohet çdo të premte nga ora 22.00 në Gazeta Infokus dhe rrjete sociale./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera