Sport

EKSKLUZIVE: Llapi shumë pran akordit me dy futbollist të huaj

Autori: Gazeta inFokus 15:14 | 07 August 2020

Pas përfundimit të elitës së futbollit kosovar për sezonin 2019/2020, klubet tashmë kanë nisur të përforcohen me lojtarë të ri për edicionin e ardhshëm që pritet të nisë me 12 shtator, shkruan Gazeta inFokus.

Llapi është nder klubet me aktive sa i përket transferimit të futbollistëve.

Deri tash llapjanët kanë prezantuar pesë lojtarë dhe kanë vazhduar kontratën me disa nga futbollistët kryesor.

-Advertisement-

Skuadra e drejtuar nga trajneri, Tahir Batatina nuk do të ndalet me kaq, pasi siç mëson ekskluzivisht Gazeta inFokus, Llapi është shumë pran marrëveshjes me dy futbollist të huaj.

Njeri është nga Brazili, ndërsa tjetri do të vije nga kampionati i Mali të Zi.

Burimet e inFokusit brenda kampit llapjanë bëjnë të ditur se këta dy lojtarë të huaj shumë shpejtë do të prezantohen në ambientet e stadiumit ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë.

Deri tani Llapi ka transferuar Edon Zeqirin, Eglentin Gjonin, Loris Kikkrin, Ardit Preposhin dhe Edon Sadriun.

Llapjanët edhe në sezonin e ri do të hyjnë me të vetmin qellim, daljen në Evropë për herë të parë në histori të klubit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera