Fokus

EKSKLUZIVE: Ky është dokumenti i plotë që presidentja Osmani njoftoi për mosdekretimin e kryeprokurorit Blerim Isufajt

Autori: Gazeta inFokus 18:10 | 18 October 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dje në një konferencë të jashtëzakonshme që ka mbajtur ka bërë publike njoftimin për mosdekretimin e kryeprokurorit Blerim Isufajt si kryeprokuror të shtetit, shkruan Gazeta Infokus.

Në këtë dokument të Presidencës, theksohet se besimi i qytetarëve në sistemin e drejtësisë lëkundet seriozisht kur ngriten mëdyshje lidhur me integritetin e procesit të zhvilluar në Këshillin Prokurorial të Kosovës për përzgjedhjen e kryeprokurorit të shtetit.

“Siç u theksua edhe në Njoftim, procedura e zhvilluar në Këshillin Prokurorial të Kosovës për përzgjedhjen e kandidatit të propozuar për Kryeprokuror të Shtetit është karakterizuar me parregullsi dhe shkelje që minojnë integritetin e tërë procesit. Këto parregullsi dhe shkelje janë evidentuar nga analizimi që Presidenca i ka bërë dosjes së konkursit të paraqitur nga KPK, sikundër që janë konstatuar edhe nga instancat ankimore brenda vet KPK-së dhe nga organizata dhe institucione të pavarura që kanë monitoruar procedurat e zhvilluara në KPK.”, thuhet në dokumentin e Presidencës.

-Advertisement-

Ndryshe Infokus ka siguruar dokumentin e plotë me detaje ku presidentja Vjosa Osmanie bëri publike në konferencë e ku ia ka dërguar edhe Kryesuest të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Malokut.

Kujtojmë që dje presidentja Osmani në këtë konferencë ka treguar edhe disa nga arsyet e mosdekretimit të kryeprokurorit Blerim Isufajt.

“Sot e kam njoftuar Këshillin Prokurorial të Kosovës lidhur me vlerësimin  e procedurave në përzgjedhjen e kryeprokurorin të ri. Jam kujdesur që me veprimet e mia si presidente të shmang çfarëdo ndërhyrje potenciale në drejtësi, prandaj jam përmbajtur për çfarëdo vendimmarrje që do cenonte proceset para gjykatave. Duke pasur parasysh të gjitha shkeljet, përgjegjësia ime më obligon që mos të bëjë dekretimin e kandidatit të propozuar për kryeprokuror”, ishte shprehur Osmani në konference.

E ndryshe gjatë kësaj konference Presidentja tha se ka ftuar Këshillin Prokurorial të ndjek procedurat kushtetuese e ligjore në përzgjedhjen e kryeprokurorit të shtetit.

“Do të parandalojë çdo veprim që do të mund të lëkund shtyllat e shtetit tonë, duke i shkelur parimet kushtetuese. Nuk do të lejojë të rrezikohen parimet kushtetuese për interes të askujt”, tha mes tjerash ajo.

Kujtojmë që këtë konferencë që presidentja e mbajti në lidhje me këtë mosdekretim solli reagime të shumta në publik e madje është paralajmëruar që si rast të dërgohen edhe në Kushtetuese për të parë se a ka bërë presidentja shkelje në lidhje me mosdekretimin e kryeprokurorit Isufaj si kryeprokuror të shtetit./Gazeta Infokus/

DOKUMENTI:

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera