Fokus

Ekskluzive| Ky është biznesmeni i arrestuar bashkë me zyrtarin e MPB-së e policët për ryshfet

Autori: Halil Berisha 13:57 | 06 February 2020

Të mërkurën një aksion i IPK-së përfundoi me arrestimin e dy hetuesve të Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës, Lavdim Osmanin e Lutfi Menxhiqin.

E mëngjesin e së enjtes, tash jo IPK, por Policia e Kosovës mori një aksion në lidhje me këtë çështje, shkruan gazeta inFokus.

Policia e Kosovës arrestoi një zyrtar të lartë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, saktësisht kryeinspektorin e Agjencinë e Regjistrit Civil dhe një rreshter që punon në Departamentin për Hetimet e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit.

-Advertisement-

E Policia e Kosovës njoftoi që bashkë me ta, të dyshuar për ryshfet dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, u arrestua edhe një biznesmen nga Kaçaniku.

Gazeta inFokus nga burimet e saj brenda institucioneve të sigurisë mëson se i biznesmeni nga Kaçaniku që u arrestua e ka emrin Lulzim Berisha./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera