Fokus

Ekskluzive: Këto janë ofertat milionëshe të tri konzorciumeve në garë për renovimin e stadiumit të Gjilanit

Autori: Gazeta inFokus 18:47 | 26 March 2024

Si duket më në fund telashet e mëdha për nisjen e renovimit të stadiumit të Gjilanit do të përfundojnë.

Pas pezullimimit të fundit të procesit të prokurimit në muajin janar tashmë kemi tre grupe ekonomike që kanë ofruar ofertat e tyre për renovimin e stadiumit të qytetit të Gjlanit.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndarë 15 milionë euro për vazhdimin e këtij projekti që nuk nisi asnjëherë.

-Advertisement-

Gazeta Infokus ka siguruar dokumentin “Procesverbalin e hapjes së tenderit” me tre ofertuesit, tre grupe operatorësh ekonomikë.

Grupi i parë i operatorëve ekonomikë: “Pro & Co”, “Group SH.P.K”, “Companya Eskavatori” dhe “Sh.p.k.; Palma”, të cilët kanë ofruar 14 milionë e 400 mijë euro për renovimin e stadiumit.

Grupi i dytë i operatorëve ekonomikë : “N.N.P”, “EURO CONSTRUCTION”, “Beni Construction SH.P.K”, “2T Shpk”, “2A Group SH.P.K”, “DOMID SH.P.K’ të cilët sipas dokumentit të tenderimit kanë ofruar 13 milionë e 274 euro.

Dhe grupi i tretë i operatorëve ekonomikë “Demiri Cartenbau CmblI”, “AVAG GROUP SH.P.K”, “BL-BAU. SH.P.K., “Bujar Shabar”, “B.L: KOSOVA”, :ASFALT SH.P.K”, “K.N.T.SH. Teuta – M”, “SH. R.M. Lagerstrasse 1-1”, “6600 Lubendorf”.

Grupi i fundit i kompanive që janë pjesë e ofertimit për renovimin e këtij stadiumi kanë ofruar 14 milionë e 997 mijë euro.

Ky projekt mbeti për vite e vite me radhë në pritje të renovimit, shkruan Gazeta Infokus.

E premtimin për përfundimin e këtij projekti e dhanë edhe kryetari i Gjilanit nga Vetevëndosje, Alban Hyseni në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në krye me Hajrullah Çekun.

Çeku kishte deklaruar se kanë ndarë edhe 15 milionë euro për renovimin e stadiumit duke qenë se sipas tij me problemet e mëdha që kishte në këtë tender që nuk përfundoi asnjëherë, problemi do të vazhdonte deri në viti 2054.

Mirëpo edhe këta të fundit nuk kaluan pa probleme. Në janar të këtij viti kur edhe pritej të kryhej procedura e prokurimit tenderi për renovimin e stadiumit u pezullua.

Ky vendim u mor pas kërkesës për ri-shqyrtim të tenderit të parashtruar nga Operatori Ekonomik Bardhi Ndërtim SH.P.K. Kompani kjo nën pronësinë e biznesmenit, Bardhyl Zuka.

“Pezullohet aktiviteti i prokurimit me titull “Renovimi i Stadiumit të Qytetit të Gjilanit” me nr të prokuriomit 651-23-13546-5-1-1 nxjerr: Për hapat tjerë lidhur me këtë aktivitet të prokurimit, me kohë do të jeni të informuar përmes platëformës së prokurimit elektronik. Ky vendim hyn në fuqi ditën e nënshkrimit dhe do të publikohet për të gjitha palët në platformën elektronike në adresën e zyrës së prokurimit”, thuhet në vendimin e Zyrës së Prokurimit.

/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera