Fokus

EKSKLUZIVE: Infokusi pas pak sjellë detajet për v*ekjen e biznesmenit nga Gjilani

Autori: Gazeta inFokus 22:07 | 27 February 2024

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Gjilan, ku një person është gjetur pa shenja jete, në bodrumin e një ashensori të një ndërtese në rrugën Gjilan-Kamenicë, shkruan Gazeta Infokus.

Bëhet fjalë për bisnesmenin Musah Hamiti i cili në momentin që është gjetur i vdekur dyshohet se kishte rreth 80 mijë franga në xhep.

E pas pak Gazeta Infokus do të ju sjell edhe rrëfimin tronditës të personit i cili e gjeti viktimën të hënën mbrëma.

-Advertisement-

Rastin e kanë konfirmuar edhe zëdhënësi I policisë për rajonin e Gjilanit Ismet Hashani.

“Ju njoftoj se me datë 26.02.2024 rreth ores 22:37, policia e Kosovës stacioni policor në Gjilan kanë marrë një informatë se në bodrumin e një ashensori të një ndërtese në rrugën Gjilan-Kamenicë është vrejtur një person i cili dyshohet të jetë i vdekur. Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit dhe të gjitha njësitet relevante, ku me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, ka thënë Hashani.

Kujtojmë që Hamiti ishte raportuar edhe i zhdukur më 10 janar të këtij viti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera