Ekskluzive: Haradinaj i gëzon bashkëluftëtarët me afro 400 mijë euro për festa
Autori: Halil Berisha 11:22 | 17 December 2019
Të martën e 17 Dhjetorit do të mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës.
Kjo do të mbahet në ora 13:00, shkruan gazeta inFokus.
Gazeta inFokus, ka siguruar edhe një draft-vendim të Qeverisë e i cili pritet që të miratohet sot, ku përmes të cilit do të ndahen 390 mijë euro.
“Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së: 81 mijë euro, Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së: 168 mijë euro dhe Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së: 141 mijë euro”, thuhet në draft vendimin të cilin e ka siguruar Gazeta inFokus.
Këto para do të ndahen nga rezerva shtetërore.
Megjithatë, ky është realizim i pjesshëm i kërkesave të këtyre kategorive të cilat kishin kërkuar edhe më shumë para.
Gazeta inFokus ka siguruar edhe kërkesën e Shoqatës së Invalidëve të Luftës, ku thuhet “Të nderuar ju lutemi që ti realizoni kërkesat tona financiare në vlerë 291 mijë e 500 euro”, mirëpo pa u përmendur arsyeja se për çfarë do të përdoren.
Ndërsa në kërkesën e Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, të cilën e ka Gazeta inFokus, shihet se janë kërkuar 188 mijë euro.
Nga këto mjete ishte planifikuar shkuarja nëpër banja, aktivitete, shërime e pushime.
“Për rehabilitim në Banja – 50 mijë euro, Për funksionim të SHFD të UÇK-së me aktivitetet e saj – 40 mijë euro, Për shërim, pushime dhe nevoja tjera për prindërit e Dëshmorëve të cilët nuk gëzojnë pension – 98 mijë euro, Gjithsej 188 mijë euro”, thuhet në kërkesë.
Ndërsa, në kërkesën tjetër të OVL-së, kërkohen para edhe për pllaka përkujtimore, veturë e aktivitete, shkruan gazeta inFokus.
“Ndihmë financiare në vlerë 13 mijë euro për vendosjen e pllakave përkujtimore në mbi 60 vende, ndihmë financiare në vlerë rreth 9 mijë euro për blerjen e një veture për nevojat e organizatës, ndihmë financaiare në vlerë 4 mijë e 800 euro për pjesëmarrje në aktivitetet përkujtimore, shpenzime terreni, kurora etj”, thuhet në dy kërkesa të Organizatës së Veteranëve të Luftës./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...
-
Kundërligjshëm e pa përvojë pune, Rozeta Hajdari e bën zv. kryeinspektore ish asistenten e Albulena Haxhiut vetëm 8 muaj pasi u punësua në MINT
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish asist...
-
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje politike e Rugovës ia dha vendit demokracinë në të cilën fitojnë edhe rivalët tanë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjet...
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...