EKSKLUZIVE: Edon Zhegrova tregon se kur do të kthehet nga lëndimi, flet edhe për kombëtaren e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 19:57 | 22 September 2021
Sulmuesi i kombëtares së Kosovës dhe i skuadrës së Baselit, Edon Zhegrova, tash e gjashtë javë është jashtë fushave te blerta, shkruan Gazeta inFokus.
Zhegrova u lëndua në takimin që Baseli e fitoi ndaj Servettes me rezultat 3-0, ndeshje kjo e zhvilluar me 8 gusht të këtij viti.
Gazeta inFokus ka realizuar një intervistë ekskluzive me Edon Zhegrovën, i cili ka zbuluar se në këtë fundjavë do të kthehet për të luajtur në ndeshjen kundër Zurichit.
“Në fundjavë do të kthehem për të luajtur. E kam kaluar plotësisht lëndimin dhe do të jem i gatshëm për lojë të dielën kundër Zurichit”, tha fillimisht ai.
Talenti prishtinas ishte duke kaluar në super formë kur u lëndua, por ai premton se do të rikthehet edhe me i fortë.
“Po, e kam filluar sezonin shumë mirë, por ndodhi ky lëndim i vogël që është normale në këtë sport, por do të kthehem edhe me i fortë”, deklaroi Zhegrova për Gazetën inFokus.
Sulmuesi i Baselit thotë se i kanë munguar shumë ndeshjet e Kosovës në muajin shtator dhe shton se do të jetë se bashku me ‘Dardanët’ në tetor.
“Po, normalisht që i kam shikuar dhe me kanë munguar shumë ndeshjet e Kosovës. Besoj se do t’i ndihmoja shumë në tri takimet që kam munguar, por do të jem aty në tetor”, u shpreh ylli kosovar.
Për fund Zhegrova ka potencuar se pret ftesën e Kosovës për dy ndeshjet e muajit tetor.
“Po, gjithmonë unë pres ftesën e kombëtares së Kosovës”, përfundoi Edon Zhegrova.
Në sezonin e ri Edon Zhegrova ka bërë pesë paraqitje me Baselin, ku ka realizuar 1 golë dhe tre asistime.
Sulmuesi nga Prishtina tash e tri vjet është rregullisht i grumbulluar me kombëtaren e Kosovës./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Vranësira e reshje bore – Parashikimi i motit për fundjavë
Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore....
-
“Në rastin e Banjskës spitali i Mitrovicës s’kishte as penjë” – Deputetja Rrezarta Krasniqi me kritika të forta për gjendjen e shëndetësisë në Kosovë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka kritikuar m...
-
Virusi i ri kinez mbërrin Shqipëri? – Mjekët thonë se ende nuk ka raste të konfirmuara
Virusi më i ri kinez, apo i njohur me emrin “Metapneumovirusi” mund të jetë d...
-
Kërkohet hetim ndërkombëtar për vrạsjet në qytetin e Cetinjes
Asambleja Komunale e Cetinës kërkoi të premten që personat përgjegjës për sig...
-
Hetimi për sụlmin në Ibër-Lepenc, Verma: FBI po punon me agresivitet për të gjetur sụlmuesit, që ata të japin llogari
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verm...
-
Kosova, pjesëmarrëse në takimin e 15-të në selinë e NATO-s për mbrojtjen e Ukrainës
Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/...
-
Java e ardhshme me temperatura tipike dimërore, IHMK: Kujdes në komunikacion
Gjatë fundjavës pritet të marrë mot i vranët dhe me reshje bore. Nga Insti...
-
Ferat Shala në Komoran: Ky vit është një vit i fitores të Partisë Demokratike
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shal...
-
Shpresojmë që normalizimi Kosovë-Serbi të çojë te njohja e ndërsjellë, thotë Richard Verma
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verm...
-
Daut Haradinaj në Gjilan: Numri 137 është numri që e nisi dhe do ta përfundojë autostradën
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
27-vjeçi ra në lumë në fund të vitit të kaluar, FSK-ja s’e gjeti as sonte
Policia e Kosovës dhe ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë zhvilluar n...
-
Haradinaj për gratë kosovare: Bartëset e vërteta të ndryshimit dhe zhvillimit
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj ka mbajtur takim me gra...