Ekonomi

Ekskluzive: Contur Global nesër shpall tenderin për ndërtimin e TC “Kosova e Re”

Autori: Gazeta inFokus 19:56 | 21 June 2018

Kompania amerikane ContourGlobal e kontraktuar nga Qeveria e Kosovës për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re” nesër publikon shpalljen e interesit për të gjetur  kompanitë të cilat do të ndërtojnë termocentral.

Gazeta Fokus nga burime të afërta me kompaninë amerikanë ka mësuar se tenderi do të publikohet në media ndërkombëtare.

“Tenderi është gati dhe nesër do të publikohet në mediat ndërkombëtare. Përshkrimi është për ndërtimin e termocentralit me kapacitete prej 500 megavat orë energji elektrike”, ka thënë ky burim.

-Advertisement-

Sipas tij, vlera e parashikuar është ajo që është bërë publike në kontratën mes Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë amerikanë Contur Global, që  do të shkoj deri në 1.2  miliardë dollarë.

Tenderi do të jetë i ndarë më dy faza . Afati për dorëzimin e ofertave do të jetë i japur deri me 2 gusht.

Ndryshe, javët e fundit Banka Botërore ka dale me një qëndrim se ende  nuk ka vendosur nëse do të mbështesë  ndërtimin e këtij termocentrali sipas këtij opsioni që tashmë është i finalizuar mes Qeverisë dhe Contur Global.

Po ashtu, kundërshtime të fuqishme rreth këtij projekti javën e kaluar kanë paraqitur deputetët e opozitës duke e konsideruar këtë si projektin me të rrezikshëm në Kosovë e që do ta ngrit çmimin e energjisë elektrike trefish nga çmimi që aktualisht paguajnë qytetarët nga energjia e prodhuar nga KEK-u.

Derisa aktualisht çmimi i energjisë nga prodhimi i KEK-ut i shitet qytetarëve rreth 28 euro çmimi i energjisë që do t’i paguajnë qytetarët Counturit mund të shkojë deri në 80 euro.

Ky është maksimumi që Qeveria e Kosovës e ka aprovuar në kontrat me Contur Global, pikërisht për këtë projekt që konsiderohet më i madhi financiar në tri dekadat e fundit ka hasur në kundërshtime të mëdha jo vetëm nga deputetët e opozitës por edhe nga shoqëria civile dhe qytetarët./GazetaFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera