Lajme

Ekskluzive: Caktohet data e zgjedhjeve

Autori: Gazeta inFokus 12:13 | 11 May 2017

Më 11 qershor 2017 qytetarët e Kosovës do t’u drejtohen kutive të votimit.

Sipas burimeve të AktivPress presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vendosur se data kur do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare është 11 qershori.

Presidenca pritet që së shpejti të bëjë publike zyrtarisht datën e mbajtjes së zgjedhjeve.

-Advertisement-

Ndërkaq, pas takimit të sotëm që kishte presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi  me shumicën e përfaqësuesve të partive politike kishte paralajmëruar se 11 ose 18 qershori do të jetë datë e zgjedhjeve të parakohshme, në bazë të kërkesave të partive.

Shumica e përfaqësuesve partiakë janë deklaruar se Kosova nuk ka kohë për të humbur dhe se duhet sa më shpejtë të krijohen institucionet e reja.

Si kërkesë kryesore që ka dalur nga ky takim ka qenë që zgjedhjet të mbahen në një frymë demokratike dhe nën vëzhgimin e ndërkombëtarëve.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka është shprehur se konform mandatit,  KQZ-ja do t’i organizoj zgjedhjet në kohën e përcaktuar nga presidenti i shtetit.

Në takim kanë munguar përfaqësuesit e LDK-së. Një ditë më herët kjo parti ka dal me qëndrimin se nuk e njeh presidentin për shkak të shkeljes së marrëveshjes për koalicionin LDK-PDK.

Ndërkohë, në takim kanë qenë të gjithë përfaqësuesit e opozitës./AktivPress

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera