Fokus

EKSKLUZIVE: Alarmon profesori australian që erdhi në Kosovë, për ndërhyrjet që pacientët kosovarë kryejnë jashtë vendit: “Kemi pasur disa fëmijë në rrezik për jetë”

Autori: Gazeta inFokus 10:22 | 14 July 2022

Profesor doktori australian, Pady Dewan i cili në muajin qershor vizitoi për herë të 11 Kosovën, ka shpëtuar jetën e hiq më pak se 300 fëmijëve kosovarë.

E të gjitha këto ndërhyrje kirurgjike ai i bëri në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin ‘Doktor Plus’ që është prodhim i Gazetës Infokus, gjatë ndërhyrjes kirurgjike të 25 dhe të fundit për këtë vizitë, ai flet edhe për ndërhyrjet që bëhen jashtë vendit.

-Advertisement-

E në shumë raste doktorit Dewan i është dashur që të ndërhyjë përsëri në rastet që kinse janë dërguar për shërim jashtë vendit. Kjo sepse ata janë kthyer në Kosovë në gjendje edhe më të rëndë e madje edhe në rrezik për jetë.

Po ashtu ai u bën thirrje prindërve që ndërhyrjet e tilla të fëmijëve ti bëjnë në Kosovë dhe të mos pranojnë të shkojnë jashtë vendit në Klinika që as nuk e plotësojnë standardin dhe që rrezikojnë jetën e fëmijëve të tyre.

“Disa nga ndërhyrjet kirurgjike që kemi bërë këtë javë, nëse nuk do kishim ndërhyrë me kohë fëmija do të kishte vdekur si rezultat i dështimit të intervenimit. Veçanërisht një djalë që ka pasur një ndërhyrje jashtë Kosovës, është me të vërtetë fat që nuk ka vdekur para ndërhyrjes dhe ka qenë në rrezik të lartë që të kishte rezultate shumë të këqija, nga ajo që ne kemi bërë. Përveç që si rezultat i standardit të cilin e kemi aplikuar, ai tani është një djalë i vogël që vrapon përreth e në rrugë, pavarësisht faktit që akoma ka një problem të vogël që i mbetur, ai duket sikur nuk i ka ndodhur asgjë, sepse është shumë më mirë se që ka qenë para se ne ta kryenim ndërhyrjen”, ka thënë Dewan.

Derisa sipas tij kjo është zgjidhja e duhur që mund të bëjnë prindërit për fëmijët e tyre që kanë nevojë urgjente për ndërhyrje e sidomos për ndërhyrje të rralla.

NDIQNI STORIEN./Gazeta Infokus/

STORIA E PLOTË E REALIZUR NGA GAZETARJA, HATEME SMAJLI: 

EMISIONI I PLOTË MË POSHTË:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera