Lajme

Ekipit të mbrojtjes së Kadri Veselit i shtohet edhe një avokat

Autori: Gazeta inFokus 10:59 | 04 August 2024

Ekipit të mbrojtjes të ish-komandantit të UÇK-së, Kadri Veselit, i është shtuar edhe avokati Steven Lack

Në dokumentin e lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Hagës thuhet se Lack pranohet në listën e avokatëve në përputhje me nenin 7 pika 3 dhe nenin 18 pika 1 të Direktivës për avokat 2.

“Në bazë të rregullit 26(1) të Rregullores1, Sekretari njofton Trupin Gjykues II. të konfirmimit të miratimit të Z. Steven Lack , si bashkë-avokat i Z. Kadri Veselit”, thuhet në dokument

-Advertisement-

Gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka filluar më 3 prill të vitit 2023. Ish-krerët e UÇK-së po gjykohen për krime të pretenduara të luftës dhe po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera