Sport

Ekipi kundërshtar zbulon përforcimin e ri të Milan (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 11:52 | 11 August 2017

Nikola Kaliniç pritet që shumë shpejt t’i bashkohet gjigantit Italian Milan. Siç raporton Skay Sport Italia, Fiorentina është pranë transferimit të sulmuesit të Genoas, Govanni Simeone.

Nëse marrëveshje arrihet, atëherë Viola është e gatshme që ta lejojë transferimin e Kaliniçit tek Milan, përcjell ORAinfo.

Sipas Mediaset Premium, Rossonerët kanë pranuar se objektivat e tjerë janë thjesht të paarritshmë, duke kthyer fokusin drejt Kaliniçit.

-Advertisement-

Lojtari kroat ishte i preferuar nga trajneri i Milanit Vincenzo Montella, por çmimi prej 30 milionë euro, bëri që klubi të heq dorë nga transferimi i tij.

Drejtorët Marco Fassone dhe Massimiliano Mirabelli synonin emra më prestigjozë, por Borussia Dortmund dhe Torino nuk kanë ndërmend të ndahen me Pierre-Emerick Aubameyang ose Andrea Belotti.

Ndërkohë, Sky Sport Italia gjithashtu raportojnë se burimet e Milanit mohojnë pretendimin e France Football se ata panë një ofertë prej 30 milionë euro për Radamel Falcaon.

E për t’I siguruar shërbimet e Kaliniçit, Milan duhe të ‘luftojë’ me Evertonin, pasi ekipi anglez është duket tentuar transferimin e tij në Angli. /ORAinfo/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera