Lajme

Ekipet e KEDS-it riparojnë shumicën e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet

Autori: Gazeta inFokus 21:01 | 22 January 2023

KEDS ka njoftuar se falë punës së pandërprerë të ekipeve të terrenit, shumica e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet tashmë janë riparuar.

Sipas njoftimit, në Mitrovicë e në Skenderaj, të cilat u prekën më së shumti nga këto vërshime, gjendja me furnizim me energji elektrike është stabile.

“Ka mbetur vetëm një zonë e vogël në Skenderaj pa furnizim për shkak të përmbytjeve të mëdha, megjithatë pritet që nesër edhe kësaj zone t’i kthehet furnizimi i rregullt me energji. Në anën tjetër, ekipet e terrenit gjenden akoma në Rugovë në kërkim të prishjes që ka ndodhur në rrjet për shkak të borës së madhe dhe kushteve të papërshtatshme në terren. Falënderojmë ekipet e terrenit të KEDS-it për përkushtimin e tyre në riparimim e rrjetit distributiv si pasojë e kushteve atmosferike”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera