Sport

Efekti ‘Ronaldo’, boshatiset “Santiago Bernabeu”

Autori: Gazeta inFokus 12:57 | 20 August 2018

Shënohet rekordi i parë negativ në “Santiago Bernabeu” pas largimit të Cristiano Ronaldos. Në sfidën ndaj Getafes, e para për sezonin e ri në La Liga (madrilenët fituan 2-0 me gola të Carvajal dhe Gareth Bale), në mitikun e kryeqytetit spanjoll ishin të pranishëm 48.446 spektatorë.

Ky është numri më i vogël i tifozëve në ndeshjet shtëpiake të “Los Blancos” që nga maji i vitit 2009, në sfidën e fundit të kampionatit (44.270 spektatorë). Pikërisht ne verën e këtij viti do të mbërrinte CR7, prania e të cilit rriti në maksimum shikueshmërinë në stadium.

Në fakt, edhe “Camp Nou” nuk ishte mbushur aq sa pritej në sfidën e Barcelonës me Alaves, pasi ishin shitur vetëm 52.356 bileta.

-Advertisement-

Gjithsesi, bën më shumë përshtypja indiferenca e tifozëve të Realit, që lidhet drejtpërdrejt me largimin pas 9 sezonesh të Cristiano Ronaldos dhe mungesës së goditjeve të mëdha në merktato.

Sigurisht që në mungesën e ndjeshme të tifozëve ka ndikuar edhe humbja 4-2 me Atleticon e Madridit në Superkupën e Europës.

Vitin e kaluar, në sfidën e parë me Valencian ishin të pranishëm në “Bernabeu” 65 mijë shikues. Mesatarja e sezonit të kaluar ka qenë thuajse 67 mijë spektatorë.

Të dhënat janë kokëforta: në 9 vitet e fundit, dy ndeshjet me rekord negativ të pranisë së spektatorëve janë shënuar kur Cristiano Ronaldo nuk ishte pjesë e Realit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera