Lajme

Edita Tahiri: Me ne vjen progresi dhe ndalet plogështia

Autori: Gazeta inFokus 14:17 | 30 May 2017
 Kryetarja e Alternativës Demokratike të Kosovës, Edita Tahiri, ka qëndruar dje në Prizren, ku në mbledhjen e kryesisë së degës së Prizrenit ka folur për programin e koalicionit Fillim i Ri, si dhe ka kërkuar nga strukturat e partisë që të jenë sa më të përgatitura për fushatën zgjedhore.
Gjatë këtij takimi, Kryetarja Edita Tahiri ka thënë se Kosova ka pasur nevojë për një fillim të ri, një fillim për ekonomi, punësime dhe mirëqenie, të tillë siç e meritojnë qytetarët. Kosova duhet të ec përpara me ritme të shpejta, në çdo fushë të jetës, dhe qytetarët e sajë kanë nevoj që problemet e tyre të zgjidhen me shpejt dhe ma drejtë.
Koalicioni Fillim i Ri do ti sjell Kosovës ardhmëri të re me politika të reja,  me një qeveri që merr vendime të mëdha në dobi të qytetarëve. Ne ofrojmë  qeverisje efikase dhe një model të ri ekonomik për Kosovën, që favorizon zhvillimin e ekonomisë vendore, industrializimin, bujqësinë e modernizuar, minierat dhe turizmin. Modeli jonë ekonomik është garantues për hapjen e vendeve të punës dhe fuqizim të rinisë dhe grave. Është model europian dhe produktet e Kosovës do të eksportohen edhe jashtë vendit për ta bërë krenare shtetin tonë të ri.  
Qytetarët tanë do të na japin besimin sepse ne jemi koalicioni i progresit ndërsa të tjerët janë koalicion i plogështisë. Fitorja e Kosovës dhe qytetarëve vjen me ne, tha Tahiri. Me Fillimin e ri fillon progresi dhe ndalet plogështia./Infokusi.com

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera