Sport

Edi Reja tregon fajtorin e barazimit me Lituaninë

Autori: Gazeta inFokus 20:42 | 14 October 2020

Lituani dhe Shqipëria i kanë ndarë pikë, pasi kanë luajtur baras 0-0, në duelin e vlefshëm për fazën e grupeve të Ligës së Kombeve, shkruan Gazeta inFokus.

Pas ndeshjes ka folur edhe trajnerin i ‘Kuqezinjve’, Edi Reja, i cili ka thënë se Shqipërisë i është mohuar një penallti.

Tutje ai ka shtuar se është faji i tyre nëse nuk shënojnë gola.

-Advertisement-

“Me të vërtet më vjen keq. Krijuam shumë raste. Na u mohua një penallti që për mendimin tim ishte”, ka thënë Reja.

“Nuk dua të justifikohem. Krijuam raste, por për të fituar duhet të shënosh gol. Patëm raste me Seferin dhe Trashin. Në qoftë se nuk shënojmë është faji jonë”, deklaroi trajneri italian./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera