Edi Rama “thërret” shefen e Komisionit Evropian: Ursula po vjen apo jo?

Autori: Gazeta inFokus
14:58 | 27 October 2022
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shkuar në aeroportin e Rinasit për të pritur presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, shkruan Gazeta Infokus.
Ai përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka publikuar një fotografi me telefon në dorë ku krahas saj ka shkruar “Ursula po vjen apo jo?”.
“Në Rinas, për të pritur Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen”, ka shkruar Rama.
Kujtojmë se shefja e Komisionit Evropian sot ka qëndruar në Kosovë ku është takuar me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Pas takimit me presidenten Osmani, në një konferencë për media ajo tha se ka pasur një “takim shumë të mirë” me “biseda shumë intensive”.
Ajo përsëriti si zakonisht se “Kosova e meriton liberalizimin e vizave”, ndërsa tha se do të përpiqen t’i bindin të gjithë ne BE që kosovarëve t’u hiqen vizat.
“Kosova e meriton liberalizimin e vizave. Tani kemi rikonfirmuar që i keni plotësuar të gjitha kriteret. Detyra jonë tani është që ta bindim të gjithë Këshillin Europian – shumica nga ta tashmë janë në anën tuaj”, tha Von der Leyen.
Ajo tha se e ka parë “përparimin që ka arritur Kosova” dhe tha se do të bëjnë gjithçka që Kosovës t’i hiqen vizat.
Derisa në takim më Kurtin u diskutua edhe për krizën energjetike me të cilën po përballet i gjithë kontinenti evropian.
“Bashkimi Evropian ka qenë partner i vazhdueshëm i shtetit të Kosovës. Në këtë takim të sotëm, u konfirmua ndihma e menjëhershme buxhetore prej 75 milionë euro për Kosovën në ballafaqimin me krizën energjetike. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe popullit të Kosovës, kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij për këtë mbështetje e cila do të ndihmojë drejtpërdrejt në minimizimin e efekteve të krizës energjetike te qytetarët tanë”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit./Gazeta Infokus/

Të tjera
-
Haradinaj për qëndrimin e Berishës: Shumë mirë ka thënë – ta shohim si votoj kur vjen momenti
Kryetari dhe deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka komentuar deklaratën e...
-
Haradinaj: Kurti e ka nda mendjen për me bo keq e më keq
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, akuzoi kreun e VV-së, Albin Kurti, për bllok...
-
Gashi: Kryetari i Kuvendit duhet të zgjidhet në mënyrë të hapur
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se votimi për kryetar të Kuvendit du...
-
Zemaj: Besojmë që VV-ja do ta gjejë mirëkuptimin që ta kryejë procedurën e zgjedhjes së kryeparlamentarit
Deputeti Armend Zemaj sot para seancës për konstituimin e Kuvendit u shpreh s...
-
Bogujevci: Duhet ta përfundojmë votimin e fshehtë pastaj mund të dalim në të hapur
Deputetja e VV-së, Saranda Bogujevci, ka thënë procedurat për votim janë të q...
-
Lushaku-Sadriu: Jo, nuk jam e informuar nëse do të ketë mocion për çështjen e ndërrimit të votimit
Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se nuk është e inform...
-
Pas alarmit për bom*bë, salla plenare gati për seancën e 42-të
Deputetët e legjislaturës së nëntë kanë nisur të mblidhen për herë të 42-të n...
-
Berisha: Unë do ta votoj bash kë ta qesin
Deputeti i betuar i AAK-së, Bekë Berisha para seancës së radhës për konstitui...
-
Shkon në 27 numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas, 9 prej tyre fëmijë
Të paktën 27 persona kanë humbur jetën në përmbytjet shkatërrimtare që kanë g...
-
Hamiti: VV-ja e ka katandisur keq Kosovën, votuesit e saj duhet ta shohin këtë – bota e ka parë tashmë
Muhamet Hamiti, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se prej që Lëvizja...
-
Sveçla – qytetarëve: Ndezja e zjarr*eve është vepër penale, shkelësit përballen menjëherë me masa ndëshkuese
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, u ka bërë thirrje qy...
-
“Thirrje telefonike apo mesazh”, si e evakuoi parlamentin alarmi i rremë për bombë?
Tentimi i 42-të për konstituim të Kuvendit të Kosovës, i cili ishte paraparë ...