Lajme

Edi Rama: Shkëlqim Devolli nga Kosova është bërë personazh i tregut ndërkombëtar

Autori: Gazeta inFokus 09:18 | 21 July 2022

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për sukseset e “Devolli Corporation” gjatë mikpritjes falënderuese që ai iu bëri përfaqësuesve të bizneseve kosovare në Pallatin e Brigadave.

Ai tha se aksionari i “Devolli Corporation”, Shkëlqim Devolli, është bërë një personazh i tregut ndërkombëtar.

Rama lavdëroi Devollin, për të cilin tha se është një shembull i jashtëzakonshëm që tregon se çfarë suksese mund të arrijnë shqiptarët kur u krijohen mundësitë.

-Advertisement-

“Ja që vjen Shkëlqim Devolli nga Kosova dhe bëhet personazh në tregun ndërkombëtar dhe krijon një vlerë të shtuar, që është një shembull i jashtëzakonshëm për të gjithë ne se çfarë mund të bëjnë shqiptarët kur u krijohen mundësitë”.

I pari i qeverisë shqiptare tha se tregu shqiptar është bërë shumë i vogël për “Devolli Corporation”, që prodhon edhe për tregun amerikan dhe atë evropian.

“Në fabrikën ku ne ishim të gjithë bashkë te Shkëlqimi dhe fatmirësisht Shkëlqimi nuk është i vetëm në tregun e Kosovës, sepse jeni edhe ju të tjerët, pavarësisht niveleve të madhësisë, aty është një fabrikë, e cila mund të ndodhet në çdo vend të botës, që nga Amerika deri në Angli, Gjermani dhe Australi”.

“Faktikisht aty nuk prodhohet thjesht aq sa zë një treg tanimë shumë i vogël për Shkëlqimin. Prodhohet për tregun amerikan, tregun gjerman dhe tregje evropiane dhe në një territor konkurrence të jashtëzakonshme se nuk e kanë pritur Shkëlqim Devollin as në Amerikë, as në Gjermani dhe as në Francë që të mendojnë që të flenë rehat. Janë marrë me dyshekët kur të parët e Shkëlqim Devollit rriteshin në djep druri”, deklaroi Rama.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, një muaj më herët – një ditë para mbledhjes së dy qeverive shqiptare në Prishtinë – kishte vizituar kompanitë e eksportuesit më të madh kosovar “Devolli Corporation”, ku ishte mahnitur me punën dhe sukseset e tyre.

Më poshtë mund ta gjeni videon e plotë nga pritja e Edi Ramës për përfaqësuesit e bizneseve të Kosovës, pas takimit ku u diskutua mbi potencialin e përbashkët ekonomik dhe hapësirat e investimit në Shqipëri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera