Lajme

Edi Rama nderohet në Nju Jork, tregon se si shqiptarët e kthejnë në emër mbiemrin Clinton

Autori: Gazeta inFokus 15:06 | 07 December 2021

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përmendur Kosovën në mesin e të pranishmëve në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kur pranoi Çmimin e Pionierit Global nga ish-sekretarja amerikane Hillary Clinton.

Ai ka thënë se ka pranuar me shumë nderë dhe kënaqësi t’i përgjigjej thirrjes për ndihmë të ish-sekretares Clinton për të strehuar refugjatët afganë në Shqipëri, dhe për këtë pati arsye:

”Sepse duhet ta dini, nëse quheni Clinton, në Shqipëri apo në mesin e shqiptarëve kjo është diçka shumë speciale. Sepse lidhet me çlirimin e gjysmës së kombit tonë, Kosovës”, u shpreh ai.

-Advertisement-

”E meqë ra fjala, është i vetmi vend mbi këtë tokë, ku sot ka njerëz, djem, që e kanë emrin Clinton. Emrin, jo mbiemrin. Madje ka edhe djem që quhen ”Billklinton”. Kështu e kanë thjeshtë emrin po sikur ”Billklinton Rama”.

”Të gjithë këta djem që sot janë rritur, ishin bebe të sapolindura në kohën kur falë presidentit Clinton, Zonjës së Parë, dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës asokohe, ai popull u çlirua nga një regjim i cili u përpoq ta spastronte etnikisht të gjithin”.

”Pra thelbi është se që ne e bëmë edhe mendoj si anëtar i NATO-s. Meqë nëse nuk gjendemi as kur bëhet fjalë për të shpëtuar njerëz pa bërë akte heroike, pse duhet të jemi anëtar të NATO-s dhe ç’vlerë ka kjo në këtë botë? Nga ana tjetër, ne ishim afganët 30 vjet më parë, vuanim nga regjimi mizorë”.

Mes tjerash për ndihmën që ua bëri refugjatëve afganë, ai ka përmendur edhe atë që njihet si formula unike mikëpritëse nga Kanuni i Lekë Dukagjinit, ku thuhet se ”Shtëpia e shqiptarit, është e zotit dhe mikut”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera