Lajme

Edi Rama lajmërohet me një video nga zyra e tij pasi karriget për dialog iu thyen nga protestuesit

Autori: Gazeta inFokus 17:01 | 20 Tetor 2026

Kreu i Qeverisë shqiptare, Edi Rama, ka reaguar me një video nga zyra e tij në kryeministri, pasi protestuesit i kanë thyer karriget e vendosura nga ai e përmes të cilave bëhej thirrje për dialog.

Rama pyet se me kë të dialogojë, meqë protestuesit s’duan një gjë të tillë.

“Dorëheqje, poshtë diktatura, poshtë komunizmi, s’duam dialog, deri tani këto janë idetë e pedagogëve e intelektualëve që janë mbledhur këtu poshtë”, ka shkruar Rama.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy