Lajme

Edhe Sveçla i falënderon serbët për konvertimin e patentë shoferëve

Autori: Gazeta inFokus 21:56 | 24 August 2024

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka falënderuar qytetarët serbë për konvertimin e patentë shoferëve nga ata ilegalë të Serbisë në zyrtar të Kosovës.

“Me 6509 aplikime në gjithë Republikën e Kosovës përfundon afati i konvertimit të patentë shoferëve nga ata ilegal të Serbisë në zyrtar të Republikës së Kosovës.  I falënderoj të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe zbatimin e vendimit tonë.  U jam mirënjohës stafit të Agjencisë së Regjistrimit Civil për punën e palodhshme gjatë kësaj kohe e në vazhdimësi”, shkroi Sveçla në Facebook.

Kësi lloj falënderimi, bëri më parë edhe kryeministri Albin Kurti.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera