Fun & Video

Edhe pse vodhën edhe kamerat e sigurisë për të mos u kapur nga autoritetet e sigurisë, policia arriti t’i shkarkoj pamjet nga data-baza (Video)

Autori: Gazeta inFokus 16:18 | 06 February 2018

 

Dy hajna që ishin futur në shtëpinë e një gruaje 83-vjeçe për të vjedhur, janë filmuar nga kamerat e sigurisë edhe përkundër faktit që i kanë vjedhur edhe kamerat.

Dyshja kishin për cak një grua të moshuar në Birmingham të Anglisë, të cilës i thanë se punojnë për një kompani gazi, duke e detyruar atë të hap kasafortën, transmeton Telegrafi.

-Advertisement-

Ata janë filmuar nga kamerat e sigurisë të instaluara brenda shtëpisë duke vjedhur, por policia ka arritur të shkarkoj imazhet e filmuara nga data-bazë.

Tom Lyons nga policia angleze që udhëheq hetimet e këtij rasti, ka deklaruar se dy burra ishin futur me forcë në shtëpinë e gruas së moshuar.

“Kërkojmë nga qytetarët të na ndihmojnë në identifikimin e tyre, me qëllim që t’i vëmë para drejtësisë”, ka shtuar rreshteri Lyons.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera