Lajme

Edhe në raportimin para deputetëve Maxhuni u ik temave të nxehta

Autori: Gazeta inFokus 21:24 | 18 June 2018

Shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Shpend Maxhuni ka raportuar për herë të parë pas marrjes së kësaj detyre para komisionit për mbikqyrjen e AKI-së.

Ndonëse takimi është mbajtur me dyer të mbyllura, zv.kryetarja e parë e këtij komisioni, Ganimete Musliu tha se janë informuar në përgjithësi për gjendjen e sigurisë në vend.

Musliu tha se kanë marrë garanci nga shefi i AKI-së për bashkëpunim.

-Advertisement-

Kur foli për rastin e deportimit të gjashtë shtetasve turq, Musliu nuk komentoi rreth kësaj çështje.

Ajo tha se është themeluar një komision parlamentar hetimor dhe deri në epilogun që do ta jap ai komision, nuk mund të thonë asgjë lidhur me rastin në fjalë.
Duke e komentuar emërimin e Maxhunit në krye të AKI-së, pasi që ai gjatë dëbimit të turqve nga Kosova ishte në krye të policisë, Musliu tha se emërimi i tij nuk është bërë jashtëligjshëm, pasi që në lidhje me rastin në fjalë, nuk është kërkuar shkarkimi i tij nga posti i të parit të policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera