Lajme

Edhe Iraku është më mirë se Kosova kur është në pyetje integriteti i testit të maturës

Autori: Gazeta inFokus 14:51 | 26 June 2019

Gjatë mbajtjes së testit të maturës, nxënësit e shkollave të mesme të Kosovës kopjojnë me të madhe. Mashtrime masive ndodhin gjatë orëve sa zgjatë provimi. Me lehtësi testet shpërndahen në rrjete sociale, përmes së cilave ata i marrin përgjigjet. Por kështu nuk ndodh në një shtet të pazhvilluar siç është Iraku. Aty qeveria kujdeset që në datat dhe kohët sa mbahen testet e maturës, nxënësit të mos kenë qasje në internet. Pra, në tërë vendin ndalet përkohësisht interneti.

Qindra mijëra maturantë të Kosovës, po e shfrytëzojnë çdo vit internetin për të marrë pikë maksimale në testin përfundimtar, i cili ua përcakton fatin edhe për studime në universitet. Teknologjinë dhe mundësinë për qasje në internet kudo dhe kurdo po e përdorin për të kopjuar në teste të rëndësishme.

Në kohë reale, testi i maturës, zakonisht rrjedh në internet, duke bërë që nxënësit pa e lodhur kokën t’i marrin përgjigjet e gatshme.

-Advertisement-

Duke pas parasysh se fusha e arsimit në Kosovë është lënë prapa e kjo është vërtetuar edhe me rezultatin e PISA,  ku Kosova renditet thuajse e fundit në botë për cilësinë në arsim. Vendimi i Qeverisë së Irakut, do të mund të ishte ide e mirë për t’u aplikuar edhe në Kosovë.

Përmes një komunikate që është publikuar në mediat ndërkombëtare, përkthyer nga Gazeta Express, njoftohet se  se Ministria e Komunikimit e Irakut, do t’i ndalë të gjitha shërbimet e e internetit në gjithë vendin në disa data dhe kohë të caktuar për ta mbrojtur integritetin e provimit të Maturës.

“Qeveria e Irakut e bën këtë gjë, çdo vit në këtë kohë.Bllokimi i internetit, do të ketë ndikim në të gjitha shërbimet dhe në të gjitha uebsajtet”, thuhet në këtë njoftim.

Aty shkruan saktë se në cilat data dhe kohë pritet të ndalet interneti. Specifikohen datat dhe orët e mbajtjes së Testit Shtetëror të Maturës.

Ndryshe, ndalja e internetit në ditën që mbahet testi i maturës, aplikohet edhe në vende të tjera.

Për shembull, vitin e kaluar, Algjeria ka ndaluar internetin në gjithë vendin, me qëllim që të pamundësojë kopjimin nga nxënësit.

Të gjitha shërbimet e internetit, duke përfshirë atë telefonik dhe si linjat fikse nuk kanë punuar në mënyrë që të parandalohet çdo formë mashtrimi. Vendimi ka ardhë pasi vite më parë testet kishin qarkulluar në internet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera