Edhe burrat kosovarë në pushime të “lehonisë”?
Autori: Gazeta inFokus
10:38 | 06 May 2017
Komuniteti i biznesit në Kosovë ka paraqitur vërejtjet e tij për pushimin e lehonisë, të paraparë me Ligjin e punës, duke vlerësuar se nuk mund t’i përballojë shpenzimet e krijuara me këtë pushim.
Ligji i punës, thonë autoritetet në vend dhe përfaqësues të punëtorëve, mund të pësojë ndryshime posaçërisht për shkak të vërejtjeve të paraqitura.
Me Ligjin aktual pushimi i lehonisë zgjat 12 muaj; 6 muajt e parë i paguan punëdhënësi në kompensim prej 70 për qind të pagës bazë; 3 muajt vijues i paguan Qeveria e Kosovës, në bazë të pagës mesatare në Kosovë, ndërsa 3 muajt e fundit janë pa pagesë.
Nënkryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Alush Sejdiu, thotë se kohëzgjatja e pushimit të lehonisë duhet të vazhdojë të jetë 12 muaj, por pagesa duhet të realizohet 50 për qind nga Qeveria dhe 50 për qind nga bizneset.
“Kjo kërkesë është bërë nga bizneset, pasi ata i pengon pushimi prej 9 muajsh dhe kostoja është e lartë për të paguar. Kështu që ne po insistojmë që 4.5 muaj të paguhen nga Qeveria dhe 4.5 muaj nga biznesi. Kurse, tre muajit e fundit janë pa pagesë”, thotë Sejdiu.
Përveç këtyre ndryshimeve, Sejdiu thotë se gjatë periudhës së caktuar të pushimit të lehonisë, pushimin mund ta realizojë edhe i ati i fëmijës në koordinim me nënën. Por, sipas tij, preferohet që nëna në pushim të jetë së paku gjashtë muaj.
Sipas ligjit aktual, babai i fëmijës ka të drejtë dy ditë pushim me pagesë me rastin e lindjes së fëmijës, kurse dy javë pushim pa pagesë pas lindjes së fëmijës, ose adoptimit të tij.
Ajete Kërçeli, nga Instituti “ Demokracia për Zhvillim” këtë pushim e konsideron të domosdoshëm, meqë, thotë ajo, do të ketë ndikim pozitiv në arritjen e barazisë gjinore.
“Ne për këtë paraprakisht kemi bërë një hulumtim, për të matur gatishmërinë e burrave për t’u përfshirë në këtë proces. Dhe, mbi 45 për qind e burrave janë deklaruar që e shohin si diçka të mirë për familjen dhe fëmijët e tyre. Kështu që edhe burrat janë të gatshëm të përfshihen në këtë proces”, thotë Kërçeli.
Ndryshe, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës thonë se ekziston vullneti i institucioneve për ndryshim të këtij neni, por deri më tani ende nuk ka asgjë konkrete.
Fatmir Haxholli, këshilltar i Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, thekson për Radion Evropa e Lirë, sendryshimet do të bëhen në favor të nxitjes së punësimit të femrave, pushimit prindëror dhe zbutjes së barrës financiare të bizneseve.
“Ne duhet të mbështetemi në një hulumtim të nevojave të tregut. Ligji duhet të bëhet më atraktiv, edhe për pushim prindëror, edhe për lehona. Por , njëkohësisht ligji duhet t’i inkurajojë bizneset që të punësojnë gra dhe nëse ato sjellin fëmijë në jetë”, thotë Haxholli.
Në anën tjetër, në bazë të planit të punës, ky ligj me ndryshime eventuale në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale duhet të arrijë në fund të këtij viti, thotë Shukrije Bytyçi, anëtare në këtë komision
“Sipas planit të punës, në këtë Komision – Ligji i punës pritet të arrijë në muajin dhjetor. Por, deri atëherë, nuk shpresojmë se do të ekzistojë kjo qeveri”, shprehet Bytyçi.
Ligji i punës ka hyrë në fuqi në fund të vitit 2010. Ky ligj sipas , përfaqësuesve që merren me të drejtat e punëtorëve, zbatohet në sektorin publik, por jo edhe në atë privat, ku numri i të punësuarave është më i madh. /rel/

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...































