Lajme

Edhe Avdullah Hoti i reagon Kurtit, ia pëmend Shtëpinë e Bardhë

Autori: Gazeta inFokus 14:57 | 06 January 2023

Edhe ish kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka reaguar pas deklaratave të Albin Kurtit se “SHBA nuk mund ta përfaqësoj Kosovën”.

Hoti ka shkruar në faqen e tij në ‘Facebook’ se Kosova kur bashkëpunonte me vendet mike të Kosovës, njohjet për vendin, vinin direkt nga Shtëpia e Bardhë.Sipas tij, kjo qeveri e ka pruar punën që të gëzohemi kur ka njohje të reja.Reagimi i plotë:Si erdhi puna që të gëzohemi vetëm se nuk ka çnjohje të Kosovës?!

Kur bashkëpunonim me partnerët na vinin njohjet direkt nga Shtëpia e Bardhë.

-Advertisement-

Tani po iu tregojmë atyre se jemi sovran, dhe po e ushtrojmë sovranitetin edhe në veri. Vendimet po i marrim vetë si shtet sovran që jemi, por njohjet nuk po vijnë. Çudi!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera