“Eco-City” – plani i Daut Haradinajt që do ta pastrojë Prishtinën
Autori: Gazeta inFokus 10:28 | 24 September 2021
Sistemi i shërbimeve komunale të pastrimit dhe mirëmbajtjes nuk është i rregulluar dhe i menaxhuar më së miri nga Komuna e Prishtinës, gjë që shkakton papastërti dhe kaos mbeturinash gjithandej kryeqytetit.
Pa dyshim që Prishtinës i duhet një reformë e thellë, të cilën e ka kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, i cili është për çdo ditë në terren duke takuar banorët e lagjeve dhe fshatrave të kryeqytetit.
Projekti që do ta zgjidhë problemin e ndotjes në kryqytet, do të jetë “Eco-City”, i cili përfshin një sistem të integruar operativ për të gjitha shërbimet komunale të pastrimit, mirëmbajtjes dhe trajtimit të mbeturinave.
Në kuadër të projektit do të operojë edhe Qendra Operative Eco City, e cila do të bëj planifikimin, mobilizimin, ekzekutimin dhe monitorimin e të gjitha aktiviteteve të ofruara brenda komunës.
Sipas planit të Haradinajt, menaxhimi i kontejnerëve të mbeturinave do të bëhet duke i skanuar, regjistruar dhe sinkronizuar me sistemin e bazës së të dhënave në “Eco-City”, ndërkaq menaxhimi i mjeteve të transportit do të bëhet përmes pajisjes së një kompjuteri, i cili do ta monitorojë lëvizjen dhe punën e automjeteve, si dhe të regjistrojë lëvizjet ditore. Kjo gjë do të bëhet me qëllim minimizimin e shpenzimeve për mirëmbajtje dhe humbjet në qarkullim.
Po ashtu, sipas asaj që thuhet në program qeverisës, do të bëhet edhe planifikimi operacion i qarkullimit, përmes një planifikimi të detajuar dhe optimizimi të vazhdueshëm të qarkullimit.
Në kuadër të projektit “Eco-City”, do të krijohet një kalendar për mbledhjen e mbeturinave, i cili do të shpërndahet në të gjitha vendbanimet, ndërkaq në zona me rrugica të ngushta, do të përdoren kamionetët elektrikë, karrocat dhe mjetet e dorës për mbledhur mbeturinat.
Daut Haradinaj, po tregon për çdo ditë e më shumë, guximshëm dhe me vendosmëri, që mund ta qeverisë kryeqytetin, se i ka idetë dhe planin për ta marr drejtimin e Prishtinës, së cilës i duhet një këndellje pas qeverisjeve të viteve të fundit, të cilat kanë treguar paaftësi për ta çuar në rrugën e duhur.
Të tjera
-
Mustafa i reagon Muratit: Katër vjet ministër e s’guxon me dalë në debat live me Hykmeten
Prej kohësh, ministri i Financave Hekuran Murati dhe deputetja e LDK-së Hykme...
-
SHSKUK: Rikthehet shërbimi ESWL për Trajtimin e Gurëve në Veshka
Klinika e Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), njoft...
-
Përplasja për kontrata njëburimore, Murati i përgjigjet Hykmete Bajramit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i ka thënë Hykme...
-
“Rritu”, Bajrami Muratit: Të shkuan 4 vjet duke vizatuar grafa të paqena e propagandë – prokuroria ka shumë punë me ju
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i është për...
-
Për Ministrinë e Pecit Komuna e vogël e Mamushës më e madhe se krejt Kosova – pse kaq shumë miliona shkuan atje?
Ministria e Bujqësisë ka dhënë miliona euro grante dhe subvencione. Puna me t...
-
Osmani para studentëve në Kanada: Njerëzit e këtij vendi ishin ata që i qëndruan pranë popullit të Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani në një fjalim para studentëve dhe stafit akademik të...
-
Hamza mërgimtarëve në Hannover: Përtej kontributit financiar që e jepni, do të krijojmë kushte që të investoni në Kosovë
Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza publikoi një vide...
-
Zemaj: Përdorimi i AKI-së për fabrikimin e lajmeve të rreme është kulmi i goditjes së institucioneve
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka reaguar pas publik...
-
Kurti me Gashin flasin për mbledhjen ndërqeveritare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut
Kryeministri Albin Kurti, mirëpriti kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Ver...
-
Osmani: Fuqi e Kosovës janë partnerët e saj
Presidentja Vjosa Osmani përmes një fjalimi para studentëve dhe stafit akadem...
-
Petkoviq: Kurti vazhdon me militarizim dhe okupim të veriut të Kosovës
Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovë, Petar Petkoviq, në propag...
-
Gazetari i BBC “çmend” Vuçiç, Stephen Sackur në Hard Talk: Serbia e njeh “de facto” Kosovën
I ftuar në Hard Talk të BBC-së, presidenti serb Aleksandar Vuçiç promovoi...