Sport

E zyrtarizon klubi i njohur rumun, mesfushori i Ballkanit bën hapin e madh në karrierë

Autori: Gazeta inFokus 10:04 | 10 January 2023

Ermal Krasniqi është zyrtarisht futbollist i skuadrës rumune, Cluj. Futbollisti 24-vjeçar, që spikati nën drejtimin e Ilir Dajës te Ballkani, në Kosovë, tashmë bën një hap të rëndësishëm në karrierë. Në postimin e vetë klubit rumun kuptohet qartë se Krasniqi ka rënë në sy në paraqitjet e kampionit në fuqi të Superligës së Kosovës në fazën e grupeve të “Conference League”

Postimi i Fotbal Club CRF 1907 Cluj:

“Klubet CFR 1907 Cluj dhe FC Ballkani, ish-kundërshtarët tanë nga grupet e Ligës së Konferencës, kanë arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit kosovar Ermal Krasniqi!

-Advertisement-

Mesfushori ofensiv 24-vjeçar ka luajtur për tri sezone e gjysmë te FC Ballkani, skuadër ku ka bërë 105 paraqitje. Në fanellën e kampionit të Kosovës, Krasniqi ka shënuar 39 gola dhe ka dhënë 17 asistime vendimtare. Forma e mirë në sezonet e fundit tërhoqi vëmendjen e përfaqësueses së Kosovës dhe në nëntor të vitit 2022 mesfushori u thirr për herë të parë në kombëtare.

I urojmë “mirë se erdhe” në te Cluj dhe shumë suksese!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera