Lajme

E tmerrshme: Nëna s’dinte maqedonisht, infermierja hakmerret me dhụnë ndaj foshnjes së saj 3 muajshe

Autori: Gazeta inFokus 22:29 | 12 July 2024

Një foshnjë tre-mujore, e cila po qëndronte me nënën për trajtim të gjatë në Klinikën për Fëmijë në Shkup, është dhunuar nga personeli i klinikës.

Familjarët e foshnjës dyshojnë se kjo ka ndodhur si pasojë e një konflikti verbal që ata kishin pasur gjatë ditës së pranimit me motrat medicinale. Motrat ishin nervozuar pasi nëna dhe gjyshja e foshnjës nuk kanë ditur të komunikojnë në gjuhën maqedonase, raporton PortaliX.

Pas njoftimit të drejtorit të klinikës dhe shefes së repartit për rastin, ata tentuan të bindin prindin e foshnjës që të mos fliste para kamerave, me pretekst se motrat që kishin dhunuar foshnjën do të dënohen me vërejtje.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera