Rozë

“E theftë këmbën”: Mallkimi i Gani Gërmisë e zë Mërgim Berishën, futbollistit i ndodhë më e keqja

Autori: Gazeta inFokus 20:29 | 07 November 2023

Sulmuesi kosovar, Mërgim Berisha, është detyruar të largohet para kohe nga stërvitja e zhvilluar të martën.

Klubi i Bundesligës, Hoffenheimi, ka njoftuar se Berisha ka lënduar gjurin.

“Mërgim Berisha lëndoi gjurin gjatë stërvitjes dhe për këtë arsye e ndërpreu më herët stërvitjen.

-Advertisement-

Në ditët në vijim do të bëhen kontrollime më të detajuara”, ka njoftuar klubi gjerman.

25-vjeçari iu bashkua gjatë verës Hoffenheimit nga Augsburu, por deri më tani nuk ka mundur të siguroj vend në përbërjen e parë.

Ai ka luajtur në tetë ndeshjet e edicionit aktual, ndërsa nuk ka shënuar gol.

Berisha me Hoffenheimin ka kontratë deri në qershor të vitit 2027.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy