Fun & Video

E shpëtoi dikur qenin, më pas qeni e shpëtoi atë

Autori: Gazeta inFokus 10:38 | 30 September 2017

Pesë vite më parë, kur Amanda Tromp gjeti qenin e racës Haski, kurrë nuk e kishte menduar se sa shumë do të kishte ndikim në jetën e saj një ditë ky qen i braktisur.

Amanda Tromp, një vajzë bujare, e mori qenin e ushqeu atë dhe e rriti, duke e mbajtur brenda në shtëpi.

Ajo e emëroi atë Kyro dhe kurrë nuk mendoi se një ditë ky këlysh i vogël do t’ia shpëtonte jetën asaj, transmeton Gazeta Express.

-Advertisement-

Amanda kishte pasur një përvojë të keqe në një marrëdhënie abuzive nga e cila nuk shihte rrugëdalje. Kyro u bë shoku i saj më i mirë, pasi që të dy filluan aventura të pafundme së bashku.

Edhe pse e braktisi të dashurin e saj abuziv, Amanda filloi të gjente lumturinë në aventurat me Kyro-n. Kështu, në vend se të bënte vetëvrasje – gjë që e kishte menduar, qeni i saj e inspiroi atë për të vazhduar jetën larg të dashurit të saj abuziv.

Ajo gjeti lumturinë tek qeni i saj Kyro, të cilin e kishte shpëtuar më parë dhe i cili po ia kthente të mirën asaj duke e mbushur atë me lumturi dhe argëtim, përderisa kishin filluar aventura së bashku.

Ajo e shpëtoi atë kur ishte këlysh, dhe ai e shpëtoi atë kur ishte në kohën më të vështirë, kur mendonte vetëvrasjen. Ajo tani ka një blog ku i poston fotografitë e udhëtimeve me qenin e saj dhe ku jep mesazhe shprese për të gjitha ato femra që kanë qenë apo janë në një marrëdhënie të tillë.

    

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera