Fun & Video

E shikon rastin në celularin e një tifozi, arbitri anulon golin

Autori: Gazeta inFokus 09:50 | 16 September 2022

“VAR”, siç e dimë, ka ndryshuar futbollin, si në aspektin pozitiv, ashtu edhe në atë negative. Megjithatë ishte një evolucion teknologjik i vlefshëm, përtej polemikave të fundit që kishin të bënin kryesisht me disa episode në futbollin italian.

Si mjet mbetet shumë i dobishëm, sidomos për të sqaruar disa dinamika të dyshimta. Edhe në Serbi vendosën të pranojnë një sinjal nga tribuna, pas një goli të firmosur nga njëra prej dy skuadrave, por që kishte dyshime mbi të.

Jemi në një nga ligat e vogla të Serbisë. Arbitri iu afrohet tifozëve anash dhe merr një celular në dorë, duke e konsultuar.

-Advertisement-

Tifozi i pranishëm kishte filmuar në mënyrë të jashtëzakonshme golin, ndaj, pasi e pa me kujdes, kryesori i ndeshjes e korrigjoi vendimin.

Qëndrimi është klasik i atyre që shqyrtojnë dinamikën në VAR, vetëm se jo vetëm që nuk ka ekran të përshtatshëm, por instrumenti është një celular.

Pas disa sekondash, gjyqtari u kthye në fushë dhe e anuloi golin, me ngazëllimin e ekipit të përfshirë. Përveç VAR-it… me celular.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera