Lajme

E rrethuar nga qytete ‘të infektuara’, kjo është komuna që deri tani s’ka asnjë rast me koronavirus

Autori: Gazeta inFokus 23:42 | 09 April 2020

Novobërda është e rrethuar nga 4 komunat ‘e infektuara’ me Covid-19, por vetë deri tani i ka shpëtuar koronavirusit.

Në lindje të Kosovës, Novobërda është e vetmja komunë nga ku nuk është regjistruar asnjë rast me koronavirus.

E rrethuar nga Prishtina, Gjilani, Lipjani e Kamenica, Novobërda po arrin që ende t’i ikë virusit me të cilin po merret e gjithë bota

-Advertisement-

Përveç Novobërdës, komunat e tjera të paprekura nga koronavirusi në Kosovë janë Deçani, Rahoveci, Mitrovica Jugore, Skënderaj, Dragashi, Shtërpca e Kaçaniku.

Deri tani numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Kosovë është 227, me 38 të shëruar e 7 viktima.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera