Fun & Video

E rrallë/ Macja me katër veshë thyen rrjetin me ndjekësit e saj

Autori: Gazeta inFokus 14:42 | 22 November 2021

Një mace në Turqi, e cila ka lindur me katër veshë, po tërheq vëmendje të madhe në rrjetet sociale.

Canis Dosemeci, pronarja e maces me emrin Midas, tha për Anadolu Agency (AA) se atë e kishin vënë re miqtë e saj në oborrin e shtëpisë së saj.

Midas ka lindur me dy palë veshësh dhe një nofull të dëmtuar për shkak të një mutacioni gjenetik, por kjo nuk e ka penguar macen katërmuajshe të bëhet sensacion i internetit me mbi 90 mijë ndjekës në rrjetet sociale.

-Advertisement-

Midas, emri i të cilit vjen nga mbreti mitologjik i Frigjisë, i cili kishte shalë me veshë gomari, por mund të kthente në ar gjithçka që prekte, arriti famë në internet me postimet në rrjetet sociale për jetën e saj të përditshme me Suzin dhe Zeynon.

Dosemeci ka hapur për macen edhe profil në rrjetet sociale për të mundësuar që kjo mace e veçantë të shihet nga njerëzit e tjerë, duke shtuar se profili ndiqet nga shumë persona nga jashtë.

Në këtë profil, ajo u bën thirrje njerëzve të strehojnë kafshë në vend që t’i blejnë ato. Bashkëshorti i saj, Cengiz Dosemeci, tha se macja shkon shumë mirë me qenin e tyre Suzy.

Njerëzit janë të surprizuar nga ky fenomen dhe të gjithë duan të bëjnë foto me macen me katër veshë.

Duke folur për këtë fenomen, veterineri Reshat Nuri Aslan thotë se ishte shumë i befasuar kur pa macen për herë të parë dhe vuri në dukje se ky është një mutacion gjenetik shumë i rrallë.

Aslan theksoi se tek macja, kocka e nofullës është tërhequr pak mbrapa dhe kjo është arsyeja pse gjuha e maces është gjithmonë pak përpara, por që nuk ndërhyn në ushqyerjen e maces.

“Bishti i saj është gjithashtu pak më i shkurtër se macet e tjera. Dhe ky është rezultat i një mutacioni gjenetik. Unë besoj se struktura e trurit është e ndryshme. Kjo mace është e veçantë, madje nuk mjaullin shumë me zë të lartë”, tha Aslan.

Veterineri shpjegoi se rritja e Midas është e barabartë me atë të maceve të tjera dhe se macja është në gjendje të mirë shëndetësore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera