Fun & Video

E rrallë: Lind fëmija me dy fëmijë tjerë në bark

Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 22 July 2017

Në spitalin “Mbretëresha Elizabeth” në Hokng Kong të Kinës ka lindur një fëmijë, e cila në barkun e saj kishte edhe dy fëmijë tjerë, binjakë, dukuri e njohur si “fetus brenda fetusit”.

Bebja me dy fetusët e tjerë në bark, ndodh si pasojë e një procesi ngjizjeje të ndryshëm nga mënyra klasike, dhe ndodhë shumë rrallë 1 në 500.000 lindje. Në fillim, nëna supozohej se do të rriste brenda trupit të saj 3 fetuse, por gjatë rrugës njëri prej embrioneve ka përfshirë brenda vetes 2 të tjerët duke ngadalësuar rritjen e tyre, transmeton gazetametro.net

Për këtë arsye është bërë një ndërhyrje kirurgjikale duke hequr 2 embrionet me operacion në javën e 10-të të rritjes brenda barkut të nënës.

-Advertisement-

Në momentin e ndërhyrjes kirurgjike të dy fetuset kishin zhvilluar shtyllën kurrizore, brinjët, gjymtyrët dhe kordonin e kërthizës. Ndërsa pasi janë hequr dy fetusët nga barku i bebes, si nëna edhe fëmija gëzojnë shëndet të plotë.

Ky është rasti i parë i ndodhur në Kinë, ndërsa njihen 200 raste në mbarë botën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera