Lajme

E rëndë: Djali rrah me grushte babain 81-vjeçar në Suharekë, ai detyrohet të kërkojë ndihmë nga Policia

Autori: Gazeta inFokus 23:21 | 07 November 2022

Çdo ditë e më shumë po raportohen raste të dhunës në familje, ku shpeshherë viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre. Një rast i rëndë ka ndodhur para dy ditësh në Sopijë të Suharekës, por është denoncuar tek sot në Polici, raportoj Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për një 49-vjeçar, i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht babain e tij 81-vjeçar, duke e rrahur me grushte, pas një zënke mes tyre.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur të shtunën në shtëpinë e tyre, kur babai i të dyshuarit, i cili ka probleme me dëgjimin, u ballafaqua me dhunën e ushtruar nga i biri, çka e detyroi të kërkojë ndihmë nga Policia.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera