E premtja tragjike për Shqipërinë, 11 persona vdiqën
Autori: Gazeta inFokus 09:21 | 22 July 2023
E premtja e 21 Korrikut ka qenë me një bilanc tragjik për Shqipërinë. Brenda një dite, 11 qytetarë kanë humbur jetën. Mes tyre kishte edhe minorenë, siç ndodhi në tragjedinë e liqenit të Banjës ku humbi jetën babai me dy djemtë dhe nipin.
E para që humbi jetën dhe u raportua nga policia ishte një 70-vjeçare në Durrës. Ajo ndërroi jetë pasi ra në kontakt me korrentin.
Sërish rreth orëve të drekës, uniformat blu njoftuan një tjetër tragjedi. Një bojaxhi ra nga lartësia teksa punonte. Si pasojë e dëmtimeve ai humbi jetën në spital. Ngjarja ndodhi në Elbasan.
Rreth orës 20:00, policia njoftoi për dy viktima të tjerë. Fillimisht një 68-vjeçar ndërroi jetë në Porto Romano të Durrësit. Ai po pushonte dhe gjendja e tij u përkeqësua sapo u fut në ujë.
Nuk kaloi shumë dhe një tjetër pushues u raportua i vdekur. Bëhet fjalë për një 52-vjeçar i cili ndërroi jetë si pasojë e arrestit kardiak në Tale të Lezhës.
Pasdite në Himarë u regjistrua një aksident i rëndë. 40-vjeçari Renato Bushi ka humbur jetën pasi makina të cilën ai drejtonte doli nga rruga.
Orët e vona të darkës do të pasonin me të tjera viktima. Një 58-vjeçar humbi jetën pasi u përplas nga makina në rrugën Elbasan-Peqin. Viktima në momentin e ngjarjes ishte duke lëvizur me një karrocë kali.
Pas këtij aksidenti, policia do të raportonte për ngjarjen më të rëndë. 4 persona u nxorrën të pajetë nga liqeni i Banjës në Gramsh. Bëhet fjalë për Arben Zogun, rreth 46 vjeç, dy djemtë e tij, Rubens Zogu 19 vjeç dhe Esti Zogu 14 vjeç, si dhe kushëriri e tyre Melis Zogu, 20 vjeç. Ata u futën për t’u larë në liqen, por nuk mundën të dilnin dot. Buzë liqenit u gjetën dy motoçikleta, tre celularë dhe rrobat e trupit që u përkisnin viktimave.
Por sërish tragjeditë do të vijonin. Kësaj here në Tiranë. Pak para se të mbyllej e premtja, uniformat blu njoftuan për një aksident në fshatin Fortuzaj. Një person, ende i paidentifikuar, humbi jetën pasi Range Rover-i ku udhëtonte ra në humnerë. /tvklan.al
Të tjera
-
Rrezarta Krasniqi në Begaj: Nisëm rrugën e ndryshimit për shtetin tonë
Kandidatja për deputete nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës me numri...
-
Bedri Hamza: Autostrada e re Lipjan – Shtime – Duhël do t’i përmirësojë ndërlidhjet logjistike dhe mundësitë për bizneset lokale
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot po qëndron në Komunën e...
-
Qytetari me akuza të rënda për Halil Thaçin pasi i kërkuan ta votojë VV-në: Punësimet e tij në KEK janë skandali më i madh në 26 vitet e fundit
Një qytetar i Obiliqit ka dërguar në redaksinë e Gazetës Infokus, fotografi t...
-
Treni godet një veturë në Zahaq të Pejës (PAMJE)
Një aksident ka ndodhur në Zahaq të Pejës, mëngjesin e sotëm. Sipas pamjev...
-
Bedri Hamza: Ndajeni vizionin tonë me të tjerët, bëhuni pjesëmarrës aktivë në fushatën tonë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka publikuar një video nga ...
-
Shenoll Muharremi bën thirrje : Votoni gratë për shoqëri me mundësi të barabarta dhe integritet
Shenoll Muharremi, njohës i integrimeve evropiane, ka bërë një thirrje për të...
-
Me fushatën zgjedhore nisin edhe pritjet e qytetarëve për ndryshime
Investimet, puna, arsimi… Këto pak fjalë mund të dëgjoheshin nga tri gra që e...
-
Rraci për nisjen e fushatës së LDK-së: Zëri i qytetarëve që i dha jehonë gjithë Kosovës do të kurorëzohet me fitore me 9 shkurt
Alban Rraci, kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës me numër ...
-
Arrestohet djali i Valbona Selimllarit
Është arrestuar djali i Valbona Selimllarit. Deni Selimllari është vënë në...
-
Xhafer Gashi nga LDK : 9 shkurti është dita e fitores sonë të përbashkët
Kryetari i Obiliqit dhe njëkohësisht kandidati për deputet nga radhët e Lidhj...
-
SPAK s’gjeti prova që përfshijnë Olsi Ramën në dosjen “Xibraka”, Rama: Im vëlla u përdor si mish për top
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u është drejtuar të dielën qytetarëve me...
-
Jack Smith jep dorëheqje nga Departamenti i Drejtësisë
Prokurori i Posaçëm, Jack Smith, ka dhënë dorëheqje nga Departamenti amerikan...