Lajme

E pranon Kurti: Serbët e Kosovës po i konvertojnë targat ilegale edhe në ato të Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 12:40 | 30 November 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e interpelancës përballë deputetëve të Kuvendit ka thënë se janë mijëra targa ilegale.

Mirëpo sipas tij dhjetëra të tilla tashmë janë konvertuar në RKS, derisa ka pranuar se ka edhe të tillë që targat ilegale nuk i kanë konvertuar në ato të Kosovës mirëpo në targat e Serbisë.

Mirëpo këta serbë që konvertuan targat ilegale në ato të Serbisë dhe ata që ende nuk i kanë konvertuar Kurti i quan pakicë brenda pakicës serbe, mirëpo nuk ka dhënë detaje se sa është numri i tyre.

-Advertisement-

“Le të mos harrojmë se janë disa mijëra targa të tilla. Dhjetëra mijëra serbë tashmë i kanë konvertuar targat e tyre ilegale në ato RKS. Ka edhe të atillë që i kanë konvertuar edhe ne targa të Serbisë, NI, BG, KG e kështu me radhë por është një pakicë përbrenda pakicës serbe që nuk i ka konvertuar. Le të mos krijojmë përshtypjen që bëhet fjalë për shumicën e pakicës por për pakicën e pakicës sepse të dhënat e policisë së Kosovës e dëshmojnë një gjë të tillë.”

Po ashtu në këtë seancë Kurti dha edhe detaje nga takimi i tij në Bruksel ku nuk u arrit marrëveshje deri në takimin e dytë të kryenegociatirëve të Kosovës dhe Serbisë.

“Dhe ne ishim dakord që të pezullonim veprimet e mëtejshme përkatësisht bëhet fjala për gjobat që pasonin qortimet lidhur me konvertimin e targave nëse Serbia do të pezullonte lëshimin e targave me dominime të qyteteve të Kosovës. Pra fokusim me emergjencë në propozimin franko – gjerman dhe me mes pezullim me veprime të mëtejshme të targave sa i përket gjobave në Kosovë e të lëshimit të tyre”, ka thënë Kurti.

Kujtojmë se marrëveshja për targat u arrit me 23 nëntor, pas takimit të Zv. Kryeministrit Besnik Bislimi me kryenegociatorin nga Serbia, Petar Petkovic me ndërmjetësim të Brukselit zyrtar./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera