Fun & Video

E përgatitur për shtatënjakë/ Gruaja lind 9 foshnje, dy kishin ‘humbur’ në skanera

Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 06 May 2021

Një grua shtatzënë ka lindur nëntë foshnja, pasi ishte përgatitur më herët vetëm për shtatë dhe mjekët thanë se i kishin humbur dy prej tyre në skanerat me ultratinguj.

Halima Cisse, 25 vjec, tha se besonte se ajo do të lindte shtatë foshnje, por iu bashkua një grupi të vogël nënash që kanë lindur nëntë-njakë deri më tani.

Ajo zbuloi kështu se skanerat e kryer në Marok dhe në Mali, kishin humbur dy prej foshnjave, vetëm kur nxori në jetë pesë vajza dhe katër djem.

-Advertisement-

Të nëntë foshnjat u lindën me prerje cezariane dhe mjekët konfirmuan se ato dhe nëna janë në gjendje shumë të mirë. Nëntë-njakët janë ekstremisht të rrallë, me komplikime mjekësore që prekin shpesh nënën dhe bebet.

Në 1971-shin, në Australi, një grua lindi nëntë-njakë, por dy prej foshnjave lindën pajetë dhe të tjerat nuk mundën ti mbijetonin javës së parë. Një rast tjetër u shënua në Malajzi në 1999, por asnjë nga të sapolindurit nuk mundi të jetonte më gjatë se gjashtë orë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera