Sport

“E pashë babanë duke ma vrarë nënën”

Autori: Gazeta inFokus 10:21 | 01 December 2017

Jakub Blaszczykowski ka zbuluar se ai dhe vëllai i tij ishin dëshmitarë të vrasjes brutale të nënës së tyre nga babai.

Ai ka thënë se ishte vetëm 10-vjeçar kur babai i vet ia kishte therur nënën me thikë për vdekje, transmeton Express.

E gjitha kishte ndodhur pas një fjalosjeje të tensionuar. Babai i tij vrasës u dënua me 15 vjet burgim. Jakub më nuk kishte folur me të atin, edhe pse mori pjesë në varrimin e tij vite më parë.

-Advertisement-

“Në autobiografinë time zbuloj gjithçka që më ka ndodhur, përfshirë edhe kur isha dëshmitar i vrasjes së nënës nga babai në moshën 10-vjeçare. Kurrë nuk do ta kuptojë pse ndodhi. Gjithmonë e pyes veten pse?”, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera