Rozë

E papritur! Kim Kardashian publikon telefonatën me…

Autori: Gazeta inFokus 10:30 | 17 July 2023

Prej disa kohësh, emri i Kim Kardashian është përhapur përsëri në mediat rozë për një interes të mundshëm të saj me sportistë të ndryshëm. Nga Mbappe te Tom Brardy emri i amerikanes është shfaqur shpesh në mediat e thashethemeve.

Por për çudi, në historitë e saj në “Instagram”, është shfaqur një Facetime i papritur me Erling Halaand.

Ka qenë vetë Kim e cila ka postuar një video të shkurtër ku djali i saj, Saint, mori telefonin dhe bashkë me një shok i telefonuan Halaand duke komunikuar me futbollistin norvegjez. Në fakt, djali i bukuroshes amerikane është një tifoz i zjarrtë futbolli dhe ajo e ka dërguar shpesh në stadium për ndeshjet e skuadrave të njohura si Arsenal e PSG, kur udhëton familjarisht në Europë.

-Advertisement-

Sa i përket Halaand, Kim është njohur me norvegjezin gjatë këtij viti në një eveniment të organizuar nga “Dolce & Gabbana” në Itali.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera