E pamjaftueshme rritja ekonomike prej 6 përqind

Autori: Gazeta inFokus
11:24 | 03 January 2018
Kosova në pesë vitet e fundit ka pasur një rritje ekonomike mesatare prej 3.5 deri 5 përqind, e që për vitin 2018 drejtues të Qeverisë dhe njohës të ekonomisë parashohin një rritje rekorde prej rreth 6 përqind, megjithëse mbetet e pamjaftueshme për ta zbutur varfërinë dhe papunësinë.
Profesori në Fakultetin Ekonomik, Nagip Skenderi ka thënë për KosovaPress se Kosova ka një rritje ekonomike më të mirë se vendet tjera të rajonit dhe kjo jep një shpresë për një zhvillim ekonomik, mirëpo, sipas tij, ende mbetet e pa mjaftueshme për zhvillim ekonomik, i cili do të gjeneronte vende të reja të punës.
Ai ka thënë se në këto pesë vitet e fundit ka pësuar një rritje ekonomike që është sjellë një normë mesatare e rritjes prej 3 deri 5 përqind, megjithatë viti i fundit dhe ai paraprak, ka pasur një rrugëtim më të mirë në këtë aspekt.
Ai tutje shtoi se në vitin që po lëmë pas, norma ishte diku 4.6 përqind sipas të dhënave të Bankës Botërore dhe institucioneve vendore.“Edhe po të ishte rritja ekonomike mbi dy shifrore, megjithatë norma e papunësisë do të jetë shumë vështirë për t’u reduktuar, respektivisht për t’u avancuar në atë kuptimin që pozita sociale të përmirësohet… Dhe në këtë kontekst rritja ekonomike mundet me pasur një dinamizëm më të lartë dhe Kosova ta ketë një shifër më të lartë të rritjes ekonomike që do të mund të sillet deri në 6 përqind, eventualisht nëse do të kishte një dakordim të politikave ekonomike në kuadër të gjithë spektrit ekonomik dhe atij politik në Kosovë”, ka thënë Skënderi.
Skënderi në fund ka thënë se sa më tepër që Qeveria dhe institucionet e saj përqendrohen në funksionalizmin e plotë ekonomik, për aq do të ketë rritje pozitive ekonomike.Ndërsa, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka thënë për KosovaPress se krahasuar me pesë vitet e fundit, viti 2018 do të ketë një rritje rekorde, së paku prej 6 përqind me impakt nga sektori i teknologjisë informative, sektori i bujqësisë dhe ndikimet e projektit ‘Kosova e Re’, që pritet të fillojë së ndërtuari nga fundi I vitit 2018.
“Unë besoj se do ta kemi një rritje minimum 6 përqind, ka potencial edhe më tepër, por nëse arrijmë që ta kemi 6 për qind, është mjaft e suksesshme, sepse ajo dëshmon që do kemi gjenerim të vendeve të punës për herë të parë më shumë punëtorë që futen në tregun e punës në vit. Sepse I duhet Kosovës rreth 6 përqind të ketë rritje ekonomike në mënyrë që ti plotësoj të gjitha nevojat e punëtorëve që hyjnë në tregun e punës në për një vit.
Pastaj, kjo do të përkthehet edhe në shumë e shumë suksese tjera, sepse ideja kryesore është që t’i kemi disa investitorë të mëdhenj dhe të besueshëm”, ka theksuar ministri Lluka.
Ministri Lluka ka thënë se edhe sektori privat do të jetë një gjenerues i fuqishëm për rritjen ekonomike, sepse edhe bizneset janë duke u zhvilluar mjaft shumë në Kosovë. Ministri Lluka pret që në vitin 2018 do të ketë edhe investitorë të huaj që do të investojnë në Kosovë.

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ...
-
Dialogu Kosovë-Serbi, mbi 18 muaj në heshtje: Pse duhet të ndryshojë fokusi i tij?
Procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë ka mbetur në vendnumëro, me 18 mua...
-
Aktakuza ndaj Radoiçiqit dhe të tjerëve për rastin Banjska përmendet në raportin e DASh-it për lụftimin e krimit
Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH)ka publikuar “Raportin e Strategjisë s...
-
Komuna e Prishtinës kërkon pëlqimin për sheshin “Xhorxh Bush”
Inspektorati i Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Trashëgimisë Kulturo...
-
Baneri “Liria ka emër” me foton e Thaçit e Veselit vendoset në “Wembley”
Një baner me mesazhin “Liria ka emër” është vendosur në stadiumin “Wemble...
-
Haziri për deklaratat e Hotit: Vlerësim i tij por s’ka qenë koha, as momenti i duhur
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Hazri ka folur në lidhje me deklaratën e fundit t...
-
Raporti i DASH: Shqiptarët, rol kyç në tregun global të drọgës – Paratë e pista në Amerikën Latine pastrohen në Shqipëri
Shqiptarët janë faktorë me rëndësi në tregun global të drogës, nga Kanada...
-
Vetaksident në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit, lëndohet vozitësi
Një vetaksident ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në magjistralen Kaçanik-Hani...
-
Kreu i ZRRE-së: Nëse deri sot keni paguar 50 euro për rrymën, nga prilli do të paguani 58 euro
Kryetari i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, ka arsyetuar propozimin e Zyrë...
-
Po kalonte vijat e bardha, vetura godet 15-vjeçaren në Berat
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Berat. Sipas raportimeve t...
-
Telashet e furnizimit me NaCl, Ministria e Shëndetësisë thotë se nuk ka mungesa në sektorin publik
Barnatoret në sektorin privat, por edhe spitalet regjionale së fundmi janë pë...
-
Mjekësia ligjore: Të gjithë viktịmat në Koçan vdịqën nga asfiksia
Të gjithë viktimat nga zjarri që përfshiu një klub të natës në Koçan vdiqën n...