Sport

E pabesueshme, Real Madridi refuzoi 180 milionë euro për 23-vjeçarin

Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 26 April 2019

Real Madrid hodhi poshtë një ofertë prej 180 milionë euro për Marco Asensio, sipas agjentit të lojtarit në fjalë, Horacio Gaggioli. Asensio ka pasur një sezon zhgënjyes, duke startuar vetëm në 20 nga 42 ndeshjet e deritanishme, në të gjitha garat. Kjo situatë ka ngritur spekulime se mund të largohet nga “Bernabeu”.

Liverpool dhe Juventusi thuhet se e pëlqejnë shumë ndërkombëtarin spanjoll, por përfaqësuesi i tij këmbëngul: as lojtari, as klubi i La Liga-s nuk janë të interesuar për transferimin. “Gjatë vitit të kaluar ka pasur oferta deri në 180 milionë euro për Asensio, por Real Madridi nuk donte t’i dëgjonte ato, – tha Gaggiol për ESPN. – Gjithmonë ka interesim për Marco nga klubet e tjera të mëdha.

Ato duan të dinë nëse dëshiron të largohet, gjë që është normale për një lojtar si ai. Gjithmonë thotë se është shumë i lumtur në Madrid, është i interesuar vetëm për të pasur sukses atje. Ai është ende një djalë i ri, duke u përmirësuar gjithnjë. Klubi është shumë i lumtur me të. Ky sezon ka qenë i vështirë për krejt Real Madridin, nuk ka qenë i mirë për këdo në klub. Këto gjëra mund të ndodhin në futboll.

-Advertisement-

E gjithë skuadra ka qenë nën nivelin e saj, jo vetëm Marco. Ndoshta ka qenë më shumë i fokusuar Asensio, sepse kishte treguar një nivel kaq të lartë më pare. Ka pasur shumë pritshmëri, por nuk ka funksionuar këtë sezon. Në nivel individual nuk është e lehtë për askënd, nëse skuadra nuk luan mirë.

Në kësi rastesh nuk ka rëndësi kush jeni, qoftë edhe Lionel Messi apo Diego Maradona. Marco ka luajtur mirë me Spanjën, është bërë pjesë e rregullt e formacionit me kombëtaren. Ai është duke menduar vetëm për sezonin e ardhshëm, si të fitojë përsëri trofe të mëdhenj me Realin”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera