Fokus

E pabesueshme por e vërtetë: Vala kërkon punëtor (Dokument)

Autori: Gazeta inFokus 10:21 | 26 June 2018

Është në krizë, por kompania publike Vala nuk po i ndalë punësimet. Deri më 10 korrik kjo kompani planifikon të punësoj edhe tetë punëtor të rinjë, pavarësisht se është kritikuar në vazhdimësi për numër të madh të të punësuarve.

Në konkursin e shpallur me 26 qershor, Vala kërkon katër zyrtarë të financave dhe katër zyrtarë të shitjes, shkruan Gazeta Fokus.

Për zyrtarët e shitjes kërkohet vetëm diploma e shkollës së mesme ndërsa pë rata që synojnë të punësohen në departamentin e financave kërkohet edhe dëshmia e përfundimit të fakultetit dhe dy vite përvojë pune në ktë fushë.

-Advertisement-

Në kohën kur ndërmarrja publike Telekomi i Kosovës është duke kaluar nëpër periudhën më të vështirë financiare të funksionimit të saj, avazi i punësimeve në këtë aset shtetëror veç po vazhdon, shkruan Gazeta Fokus.

Së fundi ëstë raportuar se 56 persona janë punësuar në Telekomin e Kosovës brenda një muaji.

Të gjithë këta persona kanë nenshkruar kontratë mbi vepër gjatë kohës kur në krye të menaxhimit të PTK- së ishte Nuredin Krasniqi./Gazeta Fokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera