Sport

E pabesueshme: Ja sa klube serbe në Kosovë vazhdojnë ta injorojnë FFK-në

Autori: Granit Koci 20:15 | 01 December 2018

Thuajse çdo javë futbollistë nga Kosova udhëtojnë në qytete të ndryshme të Serbisë për të zhvilluar ndeshje, shkruan Gazeta inFokus.

Janë 24 klube futbolli nga vende të ndryshme të Kosovës që bëjnë gara në ligat e Serbisë. Asnjëri nga ta nuk e njeh Federatën e Futbollit të Kosovës.

Megjithëse përpjekje të shumta janë bërë për ti bindur të luajnë në Kosovë, të gjitha tentativat kanë dështuar. Drejtuesit e FFK-së ishin takuar me ata të FSS-së në fund të vitit 2013, me ndërmjetësimin e presidentit të FIFA-s, Sepp Blatter, me ç’rast ishte arritur pajtueshmëria që FFK-ja t’i integrojë klubet serbe në futbollin kosovar.

-Advertisement-

Mirëpo, deri më tash nuk ka pasur pikë suksesi, madje gjendja është përkeqësuar, sepse sot vetëm një gjyqtar i përfaqëson serbët në futbollin kosovar.

Trajneri kosovar, Gani Sejdiu, thotë se FFK-ja nuk ka fuqi që të ndryshojë gjerat në këtë aspekt dhe se në kushte normale ekipet do të duhej të garonin nën ombrellën e FFK-së. “Thënë të drejtën kjo është teme e komplikuar sepse lidhet direkt me aktualitetin politik dhe jo sportiv. Në kushte normale nuk është dashtë te jete kështu dhe ato ekipe bëjnë pjese ne territorin e Kosovës dhe është dashtë te jene pjese e FFK-së”, u shpreh Sejdiu për Gazetën inFokus.

Ai shton se Kosova ende nuk ka juridiksionin e plotë në disa pjesë të Kosovës, prandaj janë krijuar këto probleme. “Por të jemi te sinqertë FFK-ja nuk ka fuqi qe te ndryshoje gjerat dhe kjo është tregues se ne ende nuk mundemi te kemi juridiksionin e plote ne veri dhe kjo mendoje se do te zgjate kështu deri tek zgjidhja apo marrëveshja politike ne mes dy shteteve”, thotë Sejdiu.

Partizani e Cervena Zvezda kanë luajtur pa u penguar në Graçanicë Shumë ekipe janë vizituar edhe në Kosovë, dhe është lejuar të luajnë edhe pa dijeninë e organeve të Kosovës. Gjigantët e futbollit serbë, Partizani e Crvena Zvezda kanë udhëtuar në Graçanicë për t’u ndeshur më ekipin e këtij qytetit FK Graçanica, dhe një gjë e tillë nuk është penguar asnjëherë.

Ata kanë zhvilluar ndeshje në kuadër të ligave rajonale të cilat në Kosovë janë formuar nga klubet serbe, të cilat nuk e njohin Federatën e Futbollit të Kosovës, por vetëm atë të Serbisë.

Ligat janë krijuar nga katër komunat serbe në Kosovë si Leposaviçi, Zveçani, Zubin Potoku dhe Mitrovica e Veriut.

Momentalisht në Kosovë veprojnë 24 skuadra serbe, të cilat janë të ndara në tri grupe, që i përbëjnë 22 ekipe, ndërsa dy të tjera, Trepça dhe Mokra Gora, garojnë në një rang më të lartë garash, përkatësisht në Ligën e katërt të futbollit serb – Morava Zone League.

Ligat rajonale të Serbisë në Kosovë

Liga e Mitrovicës

  1. Zveçan
  2. Rudar
  3. Ibar
  4. Kopaonik
  5. Mosa

Liga e Qarkut të Kosovës

  1. Gracanica
  2. Gracko
  3. Polet
  4. Brezovica
  5. Sitnica
  6. Radnicki
  7. Čaglavica
  8. Ugljare

Liga e Qarkut e Moravës së Kosovës

  1. Glama
  2. Sloga
  3. Kriva Reka
  4. Rudar
  5. Izmornik
  6. Kusce
  7. Oskar
  8. Mineralac
  9. Morava Plus,

Liga e Katërt e Serbisë

  1. Trepça
  2. Mokra Gora./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera