Rozë

E ndërpresin koncertin e këngëtares së njohur, pasi një person hyn në skenë dhe… (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 15:36 | 11 August 2017

Një burrë u prangos nga policia, pasi u ngjit në skenën ku po performonte këngëtarja Britney Spears, gjatë një koncerti në Las Vegas të SHBA-ve.

Ylli i popit po këndonte këngën “Crazy”, kur një burrë u ngjit në skenë, por nuk arriti dot t’i afrohej këngëtares, sepse u neutralizua menjëherë nga rojet e sigurisë dhe balerinët e saj.

Ndërsa Britney u nxor nga skena nga truprojat e saj.

-Advertisement-

Pasi u qetësua situata, Spears doli sërish në skenë për të argëtuar adhuruesit e shumtë të pranishëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe dhuron veturën “Kia Sportage” (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera